E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në festën e themelimit të PBDNJ-së

Lajmin e bën të ditur vetë kryesocialiste me anë të një komenti në “Twitter”. “Nesër paradite ne kremtimin e përvjetorit te themelimit te PBDNJ-së dhe pastaj RE:FRESSH ne Librazhd për anëtarësime te reja ne Partisë Socialiste”, shkruan Rama në “Twitter”.

Prania e Ramës në festën e PBDNJ-së vjen pavarësisht deklaratave të kohëve të fundit të Vangjel Dules, sipas të cilit tanimë nuk ekziston asnjë koalicion me PS-në.

Menjëherë pas festës së PBDNJ-së, Rama do të niset drejt Librazhdit ku do të marrë pjesë në ceremoninë e anëtarësimeve të reja, ku do u japë personalisht kartat të rinjve nga ky qytet.

Duke folur për zgjedhjet në Forumin Eurosocialist, Rama shkruan se ato “po përgatiten në një atmosferë të ngrohtë shumë përfshirëse. Projekti zgjedhor do jetë një risi politike...”./Start/

                                                                                             2012-03-31 09:21
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›