Rama në festivalin ‘Dokufest’ në Prizren, premton mbështetje
PRIZREN- Kryeministri i ardhshëm Edi Rama ishte ndër të pranishmit e shumtë që morën pjesë në festivalin e ndërkombëtar të filmit “Dokufest”.
Rama ka hedhur përshtypjet e tij në rrjetin social “Twitter”, teksa ka paralajmëruar se vitin tjetër ku festival do të ketë mbështetjen e Shqipërisë.
“Me Vetonin, drejtorin e Dokufest Prizren - Festival i shkëlqyer ndërkombëtar film&foto #Leksion per t'u marrë. Vitin tjetër edhe qeveria e Shqipërisë do mbështesë Dokufest në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës :-)” , shkruan Rama.
Në qytetin më të madh jugor të Kosovës “Dokufest” është rikthyer pak ditë më parë edicioni i 12-të i festivalit ndërkombëtar të filmave dokumentarë dhe të shkurtër. Numër rekord - mëse dyqind e pesëdhjetë filma nga mbarë bota, prej tyre 24 shqip, do të shfaqen në ekranin e madh në tetë vende - kinema, gjatë nëntë ditëve, prej 17 deri në 25 gusht.
Dokufest e nisi udhën e tij në vitin 2002, me shfaqjen e një numri të madh filmash dhe me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë, artistësh nga rajoni dhe bota, duke e shndërruar qytetin historik kosovar të Prizrenit në një kryeqytet botëror të kulturës çdo verë.
(e.m/BalkanWeb)