Tensionohet sërish situata në Kajro, përkrahësit e Morsit ‘pushtojnë’ rrugët
KAJRO- Mbështetësit islamike të presidentit të përmbysur në Egjipt, Mohammad Morsi, kanë mbajtur sot disa tubime në kryeqytetin e vendit Kajro.
Disa mijëra protestues, duke brohoritur slogane kundër ushtrisë, kanë demonstruar afër xhamisë së një lagjeje dhe nëpër rrugët më të vogla, duke iu shmangur rrugëve kryesore dhe shesheve, ku janë të vendosura forcat e sigurisë.
Gjatë ditës pati përleshje mes protestuesve dhe policisë e për pasojë një person mbeti I vdekur. Protestat e sotme janë parë si test nëse Vëllazëria Myslimane e Morsit, mund ta mbajë presionin ndaj qeverisë së përkohshme të mbështetur nga ushtria.
Pjesa më e madhe e udhëheqjes së lartë të Vëllazërisë Myslimane është arrestuar gjatë disa ditëve të kaluara, ndërsa qindra pjesëtarë të saj janë fshehur. Qindra njerëz janë vrarë gjatë përleshjeve prej përmbysjes së Morsit, më 3 korrik.
(e.m/News24/BalkanWeb)