Përmet, Konsulli grek: Kisha e pavarur, vendimet i merr vetë
GJIROKASTER-“Kisha është një institucion i pavarur dhe si e tillë vendimet i merr vetë”. Kështu deklaroi sot konsulli grek në Gjirokastër Nikolas Kotrokoi teksa zhvilloi një takim me kreun e Bashkisë së Përmetit Gilberto Jaçe për çështjen e Pallatit të Kulturës, godina e së cilës ka nxitur konfliktin mes kishës dhe Bashkisë së këtij qyteti.
Takimi u zhvillua sot paradite pa praninë e mediave, ndërsa mësohet se ka qenë diplomati grek që ka kërkuar këtë takim.
Pas takimit me konsullin grek, kryebashkiaku i Përmetit Gilberto Jaçe bëri të ditur detaje nga biseda me konsullin. Jaçe theksoi se i bëri të ditur konsullit grek në Gjirokastër se dhuna e klerikëve ndaj përmbaruesve ka qenë e papranueshme.
Sipas kryetarit të Bashkisë, cështja zgjidhet vetëm me dialog mes palëve.
"Takimi ishte informues dhe larg tensioneve të ditëve të fundit", tha kryebashkiaku Jaçe.
"Diplomati grek u njoh me çështjen e Pallatit të Kulturës, godinë e cila ka nxitur konfliktin mes Kishës Ortodokse dhe Bashkisë", vijoi Jaçe.
Sipas tij, konsulli grek Kotrokois kërkoi që palët në konflikt të ulin tensionet, si dhe mirëkuptim midis Kishës Ortodokse dhe pushtetit vendor.
"Pallati i kulturës "Naim Frashëri" është pronë e qytetarëve. Ky objekt ruan historinë, traditat dhe vlerat më të mira të këtij qytetit dhe do t’ua trashëgojmë pasardhësve", theksoi Jaçe.
Gjatë takimit Konsulli grek është shprehur se kisha është institucion i pavarur dhe si i tillë vendimet i merr vetë. Sipas konsullit grek nuk është koha dhe vendi të merren vendime të shpejtuara.
Çështja e Pallatit të Kulturës ka shkaktuar dhe përplasje fizike pak ditë më parë ku dy besimtare ortodokosë u lënduan lehtë gjatë hyrjes me forcë në godinë, e cila ruhej nga policia private.
Ndërsa më pas Bashkia izoloi muret me tulla kurse priftërinjtë në shenjë proteste zhvilluan meshën jashtë. Çështje e kishës tensionoi marrëdhëniet mes dy vendeve ku policia greke pa asnjë shkak ktheu qindra shqiptarë në kufi.
Ekspertët në vend e cilësojnë cështjen e Kishës jo një cështje fetare por një problem që vjen si pasojë e cështjen ende të pazgjidhur të pronave.
Pallati i Kultures
Pallati i Kulturës "Naim Frashëri" ka heshtur së funksionuari në vitin 1997, falë një vendimi të Komisionit të Pronave të rrethit të Përmetit.
Objekti dykatësh u ndërtua 51 vjet më parë, në vitin 1962.
Pas Luftës së Dytë Botërore, në truallin ky është ngritur Pallati i Kulturës dhe lulishtja e qytetit, jetonin në baraka 30 familje.
Në vitin 1958 ato u shpërngulën, pasi sistemi komunist hartoi një plan rregullues.
Në nëntor të vitit 1962 u inaugurua lulishtja e qytetit sëbashku me Pallatin e Kulturës.
Gjykata Kushtetuese në vitin 2002 ka vendosur në favor të pushtetit vendor, por prej 11 vitesh ky objekt u mbajt forcërisht nga Kisha Ortodokse.
Pallati i Kulturës, me sipërfaqe 6000 metra katrorë, figuron me nr. pasurie 16/9, ndërsa Zyra e Përmbarimit ka tentuar 15 herë të ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por asnjëherë nuk është realizuar.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera 'Permeti', kush mendoni se ka te drejte-Voto ne Sondazhin e BalkanWeb