E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në ‘Euronews’: Dua ta shoh Shqipërinë në BE brenda 10 vitesh

BRUKSEL – “Dua ta shoh Shqipërinë në Bashkimin Europian brenda 10 vitesh”. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama, në një intervistë televizive. Pas takimeve me liderët e BE-së në Bruksel, kryeministri i ri i Shqipërisë ka dhënë një intervistë për rrjetin televiziv, ‘Euronews’, e cila pritet të transmetohet e plotë të mërkurën.

Sikundër theksoi edhe në takimet me krerët e BE-së, Rama deklaroi se integrimi i Shqipërisë në union është prioritet kyç i mazhorancës së re qeverisëse.

Në takimet me Ramën, Presidenti i BE-së Van Rompuy dhe presidenti i KE-së Barroso shprehën mbështetjen për qeverinë e re, duke kërkuar konsolidimin e progresit në reformat kyçe, në mënyrë që Shqipëria të mund të marrë sa më shpejt statusin kandidat. Barroso dhe Van Rompuy theksuan se statusi për Shqipërinë është gjithnjë e më afër, ndoshta brenda këtij viti.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera “Neue Zürcher Zeitung” për Edi Ramën: Politika si art konceptual VIDEO: “Neue Zürcher Zeitung” për Edi Ramën: Politika si art konceptual

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›