Rama në mitingun përmbyllës në Tiranë: Në 11 maj lërini mënjanë ngjyrat partiake, mendoni për fëmijët tuaj, votoni Shqipërinë në BE

Kryesocialisti Edi Rama në mitingun përmbyllës të fushatës zgjedhore ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë nga Tirana që në 11 maj të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Ai tha se çdo shqiptar i majtë apo i djathtë në 11 maj të lërë mënjanë ngjyrat politike dhe të mendojë për fëmijët, pasi e ardhmja është vetëm e tyre.
“Unë nuk besoj te rastësitë. Fati Europian ka ardhur në dorën tonë dhe në 11 maj do të vendosim për fatin Europian me dorën tonë. Dora me 5 gishta ka mundësinë për një Shqiëpri krenare në familjen reuropiane, për një Shqipëri të re, një Shqipëri drejt finishit të një rrugëtimi të gjatë sa vetë ekzistenca e shqiptarëve në zemrën e Europës. Përkatësia europiane nuk është vetëm zakon por dhe ligj, nuk është vetëm në fletët e historisë, por dhe në fletën e apsaportës. Tirana e madhe dhe e bukur bëhu të dielën lokomotiva e fuqishme e këtij misioni. Nxirr nga dora jote 20 mandate për majën e 2030-ës në Bashkimin Europian. Rroftë Partia Socialiste e Shqipërisë, rrofshi të gjithë ju që erdhët këtu, dëgjuat, duruat qendruat. Rrofshin të gjithë socialistët dhe progresistët që kjo nuk është partia më e madhe e Shqipërisë, është forca më e madhe e shqiptarëve. Qofshin të bekuar të gjithë fëmijiët e Tiranës dhe Shqipërisë të prindërve me të gjitha bindjet politike, qofshin prindërit e tyre të vetëdijshëm se 11 maji është në radhë të parë i fëmijëve të tyre”, tha Rama.