Rama në morsetën e frikës

Kreu i PS-së, gjendet gjithnjë e më shumë i shtrënguar dyfish në morsën e frikës. Nga njëra anë ai ka frikë ndaj edhe nuk voton ligjet me 3/5, sepse kjo mund të lexohet si sukses i qeverisë në integrimin e vendit, ndërsa do ti duhet të përballojë edhe reaksionin e mundshëm brenda PS-së, pas një tërheqje zvarrë të tyre, në rast të tërheqjes së mundshme preja itj vetë nga qëndrimi bllokues. Nga ana tjetër, kreu i PS-së, nuk po e fsheh frikën nga e vërteta e mocionit të Fierit, sepse nuk mund të fsheh frikën nga i njëjti rezultat i pritshëm, humbës të opozitës edhe në këtë qark. Dhe çfarë është edhe më kryesorja, frikën ndaj mocioneve Rama nuk mund ta fsheh, ndaj nuk i pranon dhe i ka bllokuar ato edhe brenda radhëve të deputetë-kooperativistëve të tij
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama në një prononcim mediatik ka shprehur mëdyshje të mëdha për procesit e integrimit europian të vendit. Nga njëra anë kreu i opozitës Rama i veçoi tre reformat e integrimit që kërkojnë 3/5 e votave si “tre projekte”, duke u ndaluar gjatë në faktin që nuk do të votojë kurrë ligjin për Gjykatën e Lartë përderisa qarku i Fierit nuk i jepet Partisë Socialiste. Dhe nga ana tjetër për dy reformat e tjera që kërkojnë po ashtu votat e opozitës, “ligjin për Nëpunësi civil dhe Reforma parlamentare”, Rama sinjalizoi se nuk është kundër tyre në parim, duke shfaqur pabesisht motivet e dobëta të bllokimit të marrjes së statusit të vendit kandidat. Kuptohet vetiu, Rama është nën morsetën e frikës se pathënë ku marrja e statusit të vendit kandidat për meritë të qeverisë Berisha disa muaj përpara zgjedhjeve parlamentare mund t’i mbyllë njëherë e mirë rrugën për ardhjen në pushtet. Fakti që është nën efektet e etheve të parakohshme elektorale të 2013 të shfaqura më ëndrrat e tij për të qenë kryeministër pa u votuar, së pari tregon se marrja e statusit të vendit kandidat për në BE e zgjon Ramën nga ëndrra me paranojë se avancimi në rrugën e integrimit nën qeverinë Berisha favorizon suksesin e kryeministrit Berisha. Dhe së dyti, Partia Socialiste llogarit suksesin e marrjes së statusit të vendit kandidat me peshoren cinike se ajo është fitore e mazhorancës dhe jo e gjithë shqiptarëve. Megjithëse kjo sjellje që jepet me marrjen e statusit të vendit Kandidat për në BE ashtu siç është shfaqur me anëtarësimin në NATO apo me liberalizimin e vizave, çka dëften logjikën e interesave të ngushta përkundër interesave kombëtare. Kuptohet vetiu, logjika e interesave të ngushta për qarkun e Fierit po kthehet në një bumerang për Partinë Socialiste, e cila po profilizohet si një parti përçarëse të interesave kombëtare dhe kjo është kundërshtuar në brenda opozitës nga deputetë si Malaj apo Ilir Gjoni, që theksojnë se nuk janë deputetë në një kooperativë. Këto lëvizje të brendshme të deputetëve Malaj, Gjoni dhe Majko janë reaksion ndaj fushatës së vaksinimit që Rama po bën në PS me vendosjen në krye të forumeve kryesore të “kloneve” të ardhur nga ish-organizata “Mjaft” apo “G99”. Marrja në dorë e PS nga ish anëtarët e “Mjaft”, Veliaj, Fuga, Xhaçka, Spiropali, Mazniku ka sjellë reaksionin e dukshëm të deputetëve që u rrezikohet emrin në listën e ardhshme. Kjo gjendje e tensionuar në PS, me projekte për mocioneve kundër kryetarit Rama në rast të një dobësie numrash në parlament, ka shkaktuar nervozizëm në fjalorin radikal të lidershipit të opozitës. Afërmendsh kreu i PS-së, nuk po e fsheh frikën nga e vërteta e mocionit të Fierit, sepse nuk mund të fsheh frikën nga i njëjti rezultat i pritshëm, humbës të opozitës edhe në këtë qark. Dhe çfarë është edhe më kryesorja, frikën ndaj mocioneve Rama nuk mund ta fsheh, ndaj nuk i pranon dhe i ka bllokuar ato edhe brenda radhëve të deputetë-kooperativistëve të tij.
...