E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne nje strategji ndryshe

Per te dyten here brenda 10 ditesh Edi Rama zgjodhi te jete perballe Sali Berishes per ceshtjet me te debatuara jo vetem te momentit por edhe te viteve te fundit. Perballja Berisha-Rama per hetimin e zgjedhjeve kompleksin e ri parlamentar zhvillimin urbanistik te Tiranes dhe te shkuaren komuniste nuk eshte vetem nje kundervenie konceptesh idesh e mendimesh. Duke ruajtur permbajtjen e gjerave qe thote per Kryeministrin lideri i opozites ka ndryshuar formen dhe menyren e thenies se ketyre gjerave. Edi Rama tashme preferon ti vendoset perballe mazhorances ti thote kundershtimet dhe kritikat e tij ne syte e Berishes te fshikulloje ne shtepine e saj Jozefina Topallin dhe te replikoje krah me krah me Sokol Olldashin.

Ne ndryshim nga sjellja larguese dhe bojkotuese e muajve te fundit te opozites kryesocialisti duket se ka vendosur te ndeshet ballazi me drejtuesin e mazhorances. Rama nuk humbet rast per te debatuar me shefin e qeverise jo nga tribuna e konferencave te shtypit te Partise Socialiste por ne te njejten tryeze me te. Nje menyre kjo shume me direkte e kundershtimit te Berishes qe si ndikim te pare duket se ka pasur uljen e mases demagogjike te deklarimeve te vecuara dhe kunderpergjigjeve qe nuk vononin te vinin. Levizjet e fundit te Edi Rames qe ndoshta jane ende shpejt per tu cilesuar si nje strategji e mirefillte politike sjellin ne menyre te pashmangshme disa ndikime.

Se pari Edi Rama ka vendosur te pakten ne tryezen per zgjedhjet dhe diskutimin per fatin e Piramides te drejtoje personalisht kundervenien ndaj Berishes duke dhene sinjale se ne te ardhmen ai nuk do tu shmanget betejave direkte. Moskandidimi ne zgjedhjet e shkuara parlamentare u interpretua nga nje pjese e opinionit publik dhe sigurisht nga kundershtaret e tij politike si dobesi e kryetarit socialist. Nje dobesi qe mund te kete pasur edhe koston e saj elektorale.

Se dyti prania edhe fizike e Edi Rames ne dy raste ne sallen e Kryesise se Kuvendit ka bere qe tryeza per zgjedhjet dhe debati per kompleksin e ri parlamentar te mos fshihen pas argumenteve teknike e procedurale. Keto dy ceshtje tashme trajtohen si debate te forta politike apo si perpjekje per zhvendosjen e vemendjes se opinionit publik. Zhveshja e ketyre tryezave ben disi me te qarte per publikun se synimi i vertete i debatit per Kodin Zgjedhor nuk eshte cilesia e zgjedhjeve por nevojshmeria e Berishes per nje kompromis politik te kerkuar edhe nga Brukseli apo ne rastin me te keq fitimi i kohes deri ne konsultimin e ardhshem zgjedhor.

Se treti bojkoti dhe mospjesemarrja qe opozita kishte zgjedhur si vendosje politike ne vitin e pare pas humbjes se zgjedhjeve e kishin formatuar gradualisht liderin e PS-se si nje politikan qe me veshtiresi pranon debatin dhe diskutimin. Tashme duke pranuar keshilla dhe sugjerime Edi Rama merr pjese ne diskutimin politik direkt dhe hedh ne tryeze argumentet e mendimet e tij qofte edhe te ashpra ne drejtim te Kryeministrit.

Se katerti levizjet e fundit te Edi Rames jane ndoshta edhe nje mesazh per politikanet e opozites dhe mbeshtetesit e tyre. Pavaresisht se ndodhet ne minorance numerike ne Parlament komisione apo ne disa keshilla bashkiake e komunale opozita nuk mund te kete si alternative te saj te pare largimin. Lenia zbrazur e fushes sjell ne menyre automatike nje humbje pavaresisht se shume perpjekje opozitare mund te rrezohen edhe me forcen e kartonit. Sidoqofte i takon opozites te percoje nje tension te vazhdueshem ne radhet e shumices qeverisese duke shfrytezuar me pranine ne Kuvend apo komisionet e perhershme edhe diferencen e vogel ne mandate deputetesh.

Ne kete menyre Edi Rama ka dhene shenjat e para te nje ndryshimi ne menyren e berjes opozite dhe trajtimit te kundershtarit politik. Mbetet te shihet nese kjo linje do te ndiqet edhe gjate zgjedhjeve te ardhshme lokale ku vendosja personale e Rames do te ndikoje jo pak ne fatin e opozites. Per te fituar zgjedhjet nuk mjafton vetem tu flasesh votuesve por mbi te gjitha te mundesh kundershtarin politik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›