E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbetjet niveli i radioaktivitetit kontrolli i imtesishem ne dogane

Intervista Flet zevendesministri i Mjedisit Taulant Bino

Debati i dy javeve te fundit lidhur me importin e mbetjeve nga vende te tjera dhe perdorimi i ketyre mbetjeve si lende e pare per riciklim eshte perqendruar te substancat qe mund te paraqesin rrezik. Zevendesministri i Mjedisit Taulant Bino sqaron ne nje interviste per gazeten Shqip se mbetjet qe do te importohen do te kontrollohen ne menyre te imtesishme ne dogane madje edhe per nivelin e radioaktivitetit.

Konkretisht vendimi per Listen e Gjelber Shqiptare percakton nje liste prej 55 produktesh 30 metale 33 tekstile 3 produkte qelqi 9 plastike 7 produkte letre mbetje te ndara dhe te klasifikuara me kode te vecanta qe lejohet te hyjne ne Shqiperi per tu perdorur nga industria e riciklimit.

A e hap ky vendim importin e sasive konkrete te mbetjeve

Ende jo. Ky vendim nuk e ben te mundur hyrjen e sasive te caktuara te lendeve te para per industrine e riciklimit sepse kuadri ligjor percakton qe per cdo riciklues qe kerkon te importoje do te kete nje leje importi vjetore e cila leshohet me vendim te qeverise.

A ngjan ky vendim me marreveshjen e vitit 2004 per importimin e plehrave me qellim djegien dhe asgjesimin ne Shqiperi

Jo Nuk ka asnje ngjashmeri Madje pozita e sotme dhe opozita e dikurshme e ka denuar marreveshjen e vitit 2004.

Ne vitin 2004 u propozua hyrja e mbetjeve te pandara me qellim djegien dhe asgjesimin e tyre ne nje incenerator te ndertuar per kete qellim nga nje kompani private. Ne ndryshim nga marreveshja e vitit 2004 vendimi i 12 tetorit 2010 nuk lejon importim te plehrave te pandara me qellim djegien e tyre. Ai lejon vetem hyrjen e lendeve te para qe do te perdoren ne industrine e riciklimit. Asnje nga mbetjet e hyra nuk do te digjet ne inceneratoret ekzistues ne Shqiperi. Mbetjet do te perpunohen ne industrine e riciklimit me qellim prodhimin e produkteve shumica e te cileve do te perdoren per eksport

Si do te futen keto mbetje dhe sa te afte jemi ti kontrollojme ato Ku do te shkojne mbetjet lende te para

Procedurat e percaktuara ne kuadrin ligjor kerkojne nderhyrje te disa institucioneve me qellim monitorimin dhe kontrollin.
Operatori i interesuar pergatit kerkesen.
Ministria e Mjedisit ushtron verifikim dhe kontroll. Ky proces iniciohet vetem per ate riciklues qe i ka kapacitetet perpunuese dhe magazinuese ne vend dhe qe eshte i licencuar nga te gjitha organizmat kompetente. Nese operatori mund te pajiset me leje atehere Ministria e Mjedisit inicion dhe paraqet ne Keshillin e Ministrave projektvendimin perkates. Projektvendimi ndjek menyren e zakonshme te diskutimit publik dhe nderinstitucional ku nje vend te rendesishem nisur dhe nga ndjeshmeria e ceshtjes merr keshillimi paraprak me publikun e interesuar perfshire teknicienet dhe shoqatat mjedisore. Lenda e pare lejohet te hyje vetem pas marrjes se Vendimit te Keshillit te Ministrave.

Malli qe hyn kontrollohet nga doganat ne perputhje me Kodin Doganor te Shqiperise. Ky kod eshte teresisht i perputhur me Kodin doganor Europian. Secila prej mbetjeve shoqerohet me kodin e vecante te furnizuar nga importuesi por edhe autoritetet kompetente te shtetit prej nga vjen lenda e pare. Ne rast mosperputhshmerie lenda nuk lejohet te hyje ne Shqiperi dhe ndaj kundervajtesit merren ndeshkimet perkatese. Organet doganore kontrollojne gjithashtu per nivelin e radioaktivitetit perberjen e lendes. Ne rast dyshimi organet doganore kryejne kontroll te imtesishem te mbeshtetur ne Sistemin e Analizes se Riskut. Perpunimi i lendes se pare nga ricikluesi kontrollohet nga Inspektorati i Mjedisit per te siguruar perputhshmerine me kushtet e lejes mjedisore te aktivitetit dhe me kushtet e lejes se importit.

Perse te marrim mbetjet e vendeve te tjera kur ne kemi mbetje plot

Riciklimi ka nevoje per lende te pare te ndare te klasifikuar dhe te paster. Deri me sot vetem 40 e kesaj lende sigurohet ne vend dhe nepermjet rrjetit te organizuar nga vete ricikluesit.

Rrjeti nuk mbeshtetet aspak nga rrjeti bashkiak i menaxhimit te mbetjeve ndonese bashkite jane autoriteti i vetem ligjor pergjegjes per menaxhimin e mbetjeve per grumbullimin dhe trajtimin e tyre. Me gjithe rastet eksperimentale deri me sot bashkite nuk kane perfituar nga biznesi i riciklimit. Ato nuk bejne ndarjen e diferencuar e qe ne burim te mbetjeve dhe per pasoje nuk ofrojne lende te pare e te pakontaminuar per ricikluesit me gjithe insistimin e ketyre te fundit per te ofruar infrastrukturen grumbulluese apo propozimin per marrjen me koncesion te menaxhimit te mbetjeve inorganike.

Me gjithe sasine e madhe te mbetjeve ricikluesit nuk gjejne dot lende te pare ne vend sepse sistemi i sotem i menaxhimit te mbetjeve nuk ua ofron keto mundesi. Ne keto kushte ricikluesit kane qene te detyruar ti drejtohen burimeve te tjera te ndodhura kryesisht jashte vendit ndonese keto te fundit u kushtojne me shtrenjte sesa ato qe sigurohen brenda vendit.

Cfare eshte riciklimi dhe cilat jane kapacitetet ricikluese ne Shqiperi

Riciklimi i mbetjes eshte riperteritja ose rinovimi i vetive te mbetjes per tu perdorur me pas si lende e pare ose si material ndihmes. Riciklim eshte cdo operacion rikuperimi me ane te te cilit materialet e mbetjeve riperpunohen ne produkte materiale apo substanca per tu perdorur si per qellimin fillestar ashtu edhe per qellime te tjera. Ne Shqiperi ka sot afro 60 kompani ricikluese te cilat kane nisur aktivitetin e tyre qe prej 10 vjetesh. Ato perpunojne lende te para te ndryshme perfshire metalet tekstilet plastiket duke prodhuar materiale qe perdoren ne industrine e ndertimit ne ambalazhet e ndryshme te letres kartonit plastikes.

Ku e sigurojne kompanite e riciklimit lenden e pare per industrine e tyre

Afro 40 e lendes se pare qe ato perdorin sigurohet nga brenda vendit nepermjet rrjetit qe vete keto kompani kane ndertuar ne Shqiperi. Ne kete rrjet si dhe ne vete kompanite e riciklimit jane punesuar mbi 12 mije punonjes dhe jane investuar mbi 100 milione euro. Ky rrjet funksionon sot per sot ne menyre te kufizuar. Ricikluesit e metaleve kane ndertuar nje rrjet te tyre qe grumbullon kryesisht skrapin vendas. Ricikluesit e letres marrin leter kryesisht nga institucionet qendrore dhe vendore. Ricikluesit e plastikes kane rrjetin e tyre qe furnizohet kryesisht nga plastika e perdorur per sera ne bujqesi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›