PIRAMIDA SI DONKISHOTIZM ANTIKOMUNIST
Nuk do te trajtojme ne kete shkrim dellin nekrofil qe nxit Berishen ti drejtohet perseri shkaterrimit. Pra sdo merremi me ate dell qe Piramiden nje ndertese nje send pa shpirt e quan nje gje te gjalle e quan zemra e komunizmit pa shkaterrimin e se ciles nuk mund te beka hajer Shqiperia. Sepse e dime qe zemra e cdo sistemi politik eshte jo ne ndertesa por ne trute e njerezve. Ndaj do merremi me gjate me ate dinakeri politike qe e shtyn Berishen ti kthehet pas 20 vjetesh temes se hershme te crrenjosjes apo shkaterrimit te komunizmit gje qe nuk mund te mos perngjaje me nje lloj donkishotizmi. Ashtu si Don Gjizoti i turrej mullinjve te eres duke i akuzuar per perbindesha ashtu dhe Berisha i turret Piramides duke e akuzuar se eshte zemra e komunizmit. Por ndersa Gjizoti e bente nga cmenduria Berisha e ben pjeserisht edhe nga nje dinakeri cezariane qe udhehiqet nga motoja perca dhe sundo.
Me shume te drejte disa analiste kane konstatuar se Berisha po i rikthehet luftes simbolike kunder komunizmit. Dhe rikthim eshte termi i sakte sepse edhe ne fillim te viteve 90 kur shitej dhe e shisnin si sjelles te demokracise Berisha jo vetem nuk e ka luftuar asnjehere komunizmin por u be konservuesi i shume mendesive dhe praktikave komuniste ne politiken postkomuniste. Ne fakt nje neokomunist me kostum demokrati. Nese Berisha do kishte qene vertet nje lider i dedikuar ndaj vlerave te demokracise te pakten prej 20 vjetesh nga renia e komunizmit prona e rrembyer nga komunizmi do kishte shkuar tek i zoti te perndjekurit politike do ishin shperblyer dhe rehabilituar denjesisht per sakrificat dosjet e agjenteve te Sigurimit do ishin hapur me kohe ne Shqiperi do ishin krijuar gjykata dhe pushtete te tjera te pavarura njerezit nuk do flakeshin nga punerat per shkak te bindjeve politike te ndryshme nga ato te pushtetit. Pra do ishin bere shume gjera nga ato qe perbejne themelin e nje shoqerie te hapur demokratiko-liberale. Por nuk jane bere sepse kryelidere si Berisha qe po qeverisin fatin e shqiptareve ne nje kohegjatesi te denje per diktaturat nuk kane qene asnjehere te interesuar per demokraci reale por per nje demokraci false qe eshte vetem gjethja e fikut e hallateve te nje sundimi te ri te korruptuar dhe ne thelb neokomunist.
Por ndersa e ka luftuar komunizmin vetem simbolikisht Berisha ky komunist qe nuk arriti kurre te behet nje ish-komunist por vetem nje nga ata antikomunistet-komuniste aq te rrezikshem per demokracine qe permend Valcav Havel gjithsesi nuk mund ti harroje dot lehte perfitimet qe pati nga antikomunizmi simbolik qe ushtroi ne vitet 90. Sepse ishte nje antikomunizem qe e solli ne pushtet me mbeshtetjen e shumices se shqiptareve qe ushqenin iluzione per shpetimtarin per mesian blu qe po rrezonte mesian e kuq Enver Hoxhen. Ishin kohera percarjesh te medha mes shqiptareve ne komuniste dhe antikomuniste percarje qe ia bene te lehte jo vetem ardhjen ne pushtet por edhe zbatimin e projekteve per perjetesimin e nje pushteti gjithnje e me pa kufij. Dhe Berisha do te ishte perjetesuar me kohe ne pushtet ambicie qe e ushqen edhe sot e gjithe diten nese nuk do te kishte ndodhur aksidenti tragjik me piramidat financiare ne fakt nje produkt i paaftesise korrupsionit dhe verberise se pushtetit te tij. Do te ishte perjetesuar sepse edhe ne jo pak qarqe politike perendimore Berisha kishte nisur te perceptohej si lideri i vetem qe mund te crrenjose komunizmin ne Shqiperi. Ndaj ne keto kohe te veshtira per te kur qeverisja e tij mbetet teper deficitare ndaj demokracise ne te gjitha rrafshet si ate ekonomik te zbatimit te ligjit apo dhe ate politik Berisha po tenton te riktheje me donkishotizem dhe dinakeri njeherazi ato kohera kur ai perceptohej nga jo pak shqiptare por edhe nga jo pak perendimore si kaloresi i demokracise qe do vriste kucedren e komunizmit shqiptar. Dhe natyrisht kete kryqezate te re antikomuniste ai mund ta beje perseri vetem ne menyre simbolike duke shkaterruar Piramiden. Sepse nje lufte reale e Berishes kunder traditave komuniste ne Shqiperi do te thoshte qe Berisha te luftonte vete kunder Berishes dhe pushtetit te Berishes. Prandaj mendja e tij prej nekrofili makiavelist intrigon befas shkaterrimin e nje ndertese si Piramida te cilen e shpall me te gjithe zerin e propagandes se vet zemra e regjimit komunist. Por kur paska qene e tille perse e kane lene per 20 vjet te rrahe keta varrmihes te komunizmit Harrese verberi trashesi Aspak Por eshte mendjeshkrepje tipike enveriane e Berishes per te ringjallur luften e klasave dasine mes shqiptareve ne antikomuniste dhe komuniste. Ata qe do dalin kunder shkaterrimit do i akuzoje se po mbrojne komunizmin. Nderkaq shpreson te mobilizoje kunder opozites pra ne favor te tij qe po mbron Piramiden te gjithe klasen e zhgenjyer te perndjekurve dhe pronareve qe i la me gisht ne goje per 20 e kusur vjet. E gjitha eshte nje intrige qe duke shpresuar ne budallallekun naivitetin e jo pak shqiptareve kerkon ti riperfshije ata ne vorbullen e nje konflikti te demoduar ideologjik ne qender te se cilit qendron nje ndertese nje gje pa shpirt por qe propagandohet si shpirti i nje sistemi pa shpirt. E pra nese sistemi komunist eshte ende gjalle ne Shqiperi nese ai ka nje shpirt ky eshte berishizmi qe priret thelbesisht ndaj shkaterrimit te shanseve te demokracise te institucioneve te saj ndersa zhvillon vetem lufte simbolike ndaj traditave komuniste dhe krimeve te sistemit komunist. Duke qene ne thelb neokomuniste Berisha dhe berishistet nuk kane kuptuar se demokracia nuk eshte revolucion qe shkaterron per te ndertuar. Demokracia e transformon. Ajo nuk ka nevoje te shkaterroje nje ndertese qe te luftoje komunizmin por ajo e mposht komunizmin me forcen e lirise se mendjeve te cliruara me forcen e fjales se lire te tregjeve te lira dhe institucioneve te pavarura. E mposht me te gjitha ato qe Berisha ka 20 vjet qe rreket ti mposhte. Demokracia e mposht komunizmin jo me shkaterrime Piramidash por me me shume demokraci pikerisht me ate qe Berisha ka 20 vjet qe perpiqet ta shnderroje ne nje sistem fals ku ligji seshte ligj dhe drejtesia eshte padrejtesi. Berisha kerkon te rrenoje sot Piramiden qe ta shnderroje vete demokracine ne nje Piramide me vete Berishen ne maje te saj.