Rama në njësinë 4: Votoni për të ardhmen tuaj
Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës Edi Rama ka vijuar turin e tij derë më derë në kryeqytet në kuadër të zgjedhjeve vendore të 8 majit.
Gjatë takimit me banorët e minibashkisë numër 4 në kryeqytet, Rama ka theksuar se vota e 8 majit do të jetë të gjitha problemet që kanë sot shqiptarët.
"Votoni në 8 maj për të luftuar papunësinë, për rritjen e çmimeve dhe varfërinë, për të ardhmen tuaj” iu drejtua Rama banorëve duke shtuar se qytetarëve u duhet një qeveri që t`i hapë vende pune dhe jo një qeveri kusarësh.
Gjithashtu Rama ka theksuar se njëherë se opozita është e gatshme të mbrojë votat e shqiptarëve duke shtuar se në Tiranë ato do të numërohen një për një.