Basha Projekti im per transportin publik me tramvaj ne kryeqytet
Kandidati i mazhorances per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha gjate takimit te dyte qe zhvilloi dje me intelektualet theksoi rendesine e madhe qe kishte ndertimi i tramvajit ne Tirane. Gjate pergjigjeve per pyetjet e bera nga intelektualet nje jave me pare Basha beri te qarte se ne Tirane nuk do te ndertohej nje tramvaj por nje sistem i tere qe nuk do te sherbeje vetem per simbol te qytetit por per te pasur nje sistem sa me te mire transporti ne kryeqytet. Sipas Bashes qendra e ketij sistemi do te jete ne qendren e qytetit te Tiranes qe perkon me sheshin Skenderbej. Do te jete ne qender nje sistem tramvaj jo vetem si simbol i qytetit por si menyra eficiente per nje linje te dedikuar qe lehteson trafikun eshte ekologjike dhe ka kapacitete te medha transporti. Ne konceptin tone kjo infrastrukture e transportit publik jo vetem qe do te balancoje nevojat aktuale por do te pergatise edhe vizionin tone 10-vjecar per trafikun ne Tirane deklaroi Basha. Ne kuader te sistemit te transportit ne vend Basha theksoi se nje tjeter prioritet ishte ndertimi i Unazes se Madhe te Tiranes nenkalime ne kryeqytet dhe parkime publike. Sipas Bashes keto sisteme do te mbaheshin ne kembe edhe me ndihmen e sistemit privat dhe do te menaxhoheshin sipas tarifave te rena dakord me bashkine. Po keshtu Basha theksoi se ndihme te madhe ne keto projekte do te jepte edhe qeveria qendrore. Nga ana tjeter si nje nga prioritet kryesore te tij Lulzim Basha vendosi edhe punesimin duke theksuar se vetem gjate 18 muajve te pare te qeverisjes se tij ne Tirane do te hapeshin mbi 5800 vende te reja pune. Po keshtu kandidati i mazhorances theksoi se ai propozonte nje zhvillim dhe rigjenerim te ri te lagjeve te kryeqytetit. Ne qender une ve zhvillimin harmonik te lagjeve te Tiranes zhvillimin policentrik te qendrave te ndryshme urbane ku do te kete edhe komponente te kultures kinematografise por kur ne thelb qendron rifitimi i hapesirave publike qe sot po tkurren gjithnje e me shume dhe qe se shpejti mund te zhduken perfundimisht theksoi Basha duke theksuar se nevoja per te nderhyre ne to eshte urgjente. Nga ana tjeter kandidati i mazhorances theksoi se gjelberimi i Tiranes do te ishte nje tjeter prioritet i qeverisjes se tij. Basha tha se Tirana nuk mund te vazhdoje te jete me thjesht nje qytet urban dhe se ajo do te konceptohet per zhvillim sipas nevojave te te gjitha moshave qe jetojne ne te. Po keshtu Basha deklaroi se qeverisja e tij do te kishte si synim te ishte sa me afer qytetarit ne kompetenca dhe pergjegjshmeri me nje respekt reciprok dhe jo me nje zinxhir komande midis te zgjedhurit kryesor kryetarit te bashkise dhe te zgjedhurve lokale. Nga ana tjeter Basha foli edhe per planin urbanistik te Tiranes duke theksuar se brenda 12 muajve te pare te qeverisjes se tij ai do te ishte gati.