Rama në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit: Vendi në kthesën historike
Kryeministri kosovar Thaci deklaron se mbështet fitoren e atij vizioni që i shërben më së miri të ardhmes së vendit. Deklarata erdhi pas një takimi të zhvilluar mes tij dhe kreut të PS Rama në Prizren ku së bashku morën pjesë në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit
PRIZREN- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci takoi në Prizren kreun e Partisë Socialiste Edi Rama. Rama dhe Thaci morën pjesë sëbashku në përvjetorin e lidhjes së Prizrenit, ku oas një takimi miqësorë mes tyre kryeministri kosovarë ka deklaruar se mbështet që në Shqipëri të fitojë vizioni që do ti shërbejë të ardhmes së vendit.
“Unë kam bashkëpunuar me të gjithë lidershipin në Tiranë. Falënderoj të gjithë për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Kosovës. Unë çmoj vizionet e reja, veprimet e reja, angazhimet e reja, angazhimet për të ardhmen prandaj ky është një komunikim edhe ndërshtetëror, është komunikim edhe i vizionit për ndryshim. Unë do të komunikoj me të gjithë, ndërsa në Shqipëri vendos vetë populli shqiptar, kush do jetë kryeministër, kush do të fitojë zgjedhjet, me siguri do të fitojë vizioni për të ardhmen, vizioni për Shqipërinë evropiane”- u shpreh kryeministri kosovar Thaci në fjalën e tij.
Ndërkohë kreu i Partisë Socialiste Rama tha se vendi ndodhet tashmë në krhesën e madhe historike ashtu si 10 vite më parë kur Kosova fitoi lirinë, tashmë për shqiptarët është sfida e integrimit të plotë në Bashkimin Europian.
“Ishte kënaqësi që u takuam në një moment që është një ditë e shënuar për historinë tonë të përbashkët. Jam shumë i shtytur së brendshmi, të përsëris, se në rast se dhjetë vjet më parë ishim në pikën e një kthese historike, që shënoi fillimin e fundit të skllavërisë së Kosovës dhe hapjen e rrugës së lirisë, pas dhjetë vjetësh do të jemi në të njëjtin qiell, në të njëjtin flamur, në Bashkimin Evropian.” – theksoi Rama. (a.r/news24/balkanweb)