BSH: Ulen dërgesat e emigrantëve, shkak kriza
Banka e Shqipërisë njofton se të ardhurat nga emigrantët kanë pësuar rënie të ndjeshme gjatë tremujorit të parë të këtij viti, duke krijuar probleme financiare për mijëra familje në vendin tonë. Shkak është kriza globale, e cila ka përfshirë ekonomitë,
TIRANE- Kriza ekonomike globale ul ndjeshëm të ardhurat nga emigrantët, duke krijuar vështirësi për mijëra familje në Shqipëri. Të dhënat e fundit të Bankës qendrore konfirmojnë një reduktim të mëtejshëm të parave që emigrantët dërgojnë pranë familjeve të tyre në atdhe. Sipas Institucionit Mbikëqyrës Bankar gjatë tre mujorit të parë të këtij viti dërgesat nga emigrantët arritën vlerën e 196 milion eurove duke shënuar një rënie prej 17 milion euro ekuivalente me 8 për qind kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Rënia e dërgesave nga emigrantët është pasojë e krizës që ka përfshirë të gjithë globin. Italia dhe Greqi, vende ku jetojnë pjesa dërrmuese e emigrantëve shqiptarë ndodhen në recension dhe po përballen me rritje të papunësisë.
Ndërkohë uljen e dërgesave të emigrantëve e vuajnë me mijëra familje në Shqipëri që i kanë ato burimin kryesorë të jetesës. Nga ana tjetër pasojat i vuan edhe ekonomia, pasi nëpërmjet këtyre dërgesave financohet një pjesë e deficitit tregtarë. (a.r/news24/balkanweb)