E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama në podkast/Biznesi i motrave që bimët e tokës shqiptare i kanë kthyer në produkte kozmetike

Kryeministri Edi Rama në episodin e dytë të podcastit në sezonin e tij të dytë ka ftuar dy motra sipërmarrëse të cilat kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë me produktet e tyre. Një sipërmarrje e cila është tashmë në tregun ndërkombëtar.

Në fjalën e tij kryeministri Rama, i cilësoi të dyja sipërmarrëset se po prezantojnë vendin e tyre më së miri në tregun ndërkombëtar si në SHBA ashtu dhe Europë me produktet e bukurisë që ato krijojnë.

“Dy motra, të cilat janë njëkohësisht edhe dy krijuese dhe partnere, në një sipërmarrje që ka kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe në një treg jashtëzakonisht konkurrues, ku gjenden faktikisht të gjithë më namuzqarët e botës, le të themi. Dy motrat bimët e tokës sonë i kanë kthyer në produkte luksi edhe në vitrinat e botës duke krijuar njëkohësisht një treg online prej 35 mijë klientësh nga të gjitha kontinentet”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh sesi ishte e mundur që dy motrat sipërmarrëse të financonin këtë biznes dhe si arritën ato ta lanconin në tregun botëror. “Si ndodhi ky proces? Si e bëtë këtë gjë? Me çfarë financimi e bëtë këtë gjë?”, tha Rama.

“I gjithë financimi ka qenë i joni, studentor me atë se çfarë ne prindërit na jepnin. Në fillim ne e kemi aksesuar lëndën e parë në Angli, duke qenë se është një vend shumë i pasur me këtë pjesë dhe më pas filluam të eksploronim. Madje pagesat tona më të mëdha kanë qenë trajnimet tona, edhe ishim shumë krenare teksa kuptonim se përveçse mund të mbanim veten si studente kishim krijuar një pavarësi të madhe ekonomike, por ndërkohë ishim edhe duke investuar te dija”, tha njëra nga sipërmarrëset.

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›