E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama në shtabin elektoral të Njësisë 5: Investime në infrastrukturë, rehabilitohet një tjetër rrugë në Tiranë

TIRANË, 28 mars /ATSH/ Një tjetër rrugë është rehabilituar në Tiranë falë investimeve vendore duke garantuar kushte më të mira për banorët.

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, i shoqëruar nga Anuela Ristani kryetare e komanduar e bashkisë së Tiranës, inspektuan në zonën e pallateve “Moskat” në Tiranë, përfundimin e investimit në rahabilitimin e plotë të infrastrukturës rrugore në këtë zonë.

Ristani e informoi Kryeministrin se ky investim ka përfshirë edhe ndërtimin e trotuareve, ndriçimin dhe asfaltimin e rrugëve brenda pallatave me të gjitha instalimet e nevojshme, ndërsa aktualisht po vendosen koshat e mbeturinave dhe gjelbërimi përkatës.

Ristani tha se, pas kësaj faza e dytë e investimit do të përfshijë restaurimin e fasadave të pallateve.

Më pas, kryeministri zhvilloi mbrëmjen e sotme edhe një takim me shtabin elektoral të Njësisë Nr. 5, ku bashkëbisedoi për ecurinë e punës në terren.

Në bashkëbisedim me deputetin Erion Braçe, kryeministri u njoh me agazhimin e strukturave të PS-së në Njësinë 5 për ndjekjen e shqetësimeve të banorëve.

“Për zonën e Selitës kemi 800 kërrkesa për t’u legalizuar dhe për këtë kërkohet një plan i detajuar”, tha Braçe.

“E gjithë struktura është vënë në punë, për Selitën kemi kërkuar një plan për legalizimin që nga 12 maj kur të vijmë në pushtet ta kemi të detajuar. Ka njerëz që kanë marrë lejen e legalizimit dhe s’kanë marr cerfifikatën e pronësisë. Kanë bërë shtëpi në vitet ’70 dhe i kanë pa letra dhe nuk bëjnë dot asnjë investim”, tha ai.

Ai e informoi Kryeministrin mbi takimet me organizatat e partisë.

“Ne kemi mbaruar kemi bërë takime me organizatat e partisë, i kemi bërë këto mbledhje të gjitha dhe nga e hëna e tutje ne kemi 62 takime për 96 qendrat e votimit. Kemi synuar që të bëjmë me çdo qendër votimi takim dhe atje ku qendrat e votimit janë pak më të vogla kemi bashkuar dy në një, ose kur janë afër dhe ka dendësi banorësh kemi bërë një takim për 2 qendra votimi”, theksoi Braçe.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›