E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama nesër në Itali, pritet nga Meloni

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Italisë për të zhvilluar një takim me homologen e tij, Giorgia Meloni.

Takimi do të nisë në orën 15:00 në Palazzo Chigi.

“Ditën e enjte, më datë 16 prill, kryeministrja Meloni do të zhvillopjë një takim me kreun e qeverisë së Shqipërisë Edi Rama në Palazzo Chigi”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Romës.

Kujtojmë se kryeministri Rama ka zhvilluar disa takime me homologen Giorgia Meloni, në Shqipëri dhe Itali, ndërsa nuk ka informacione se cilat do të jenë temat e diskutimit në takimin e nesërm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›