E Diel, 1 Nëntor 2026

DOKUMENTE/ U arrestua sot si pjesë e një grupi ndërkombëtar droge, Jetmir Pepa miliarda lekë përfitime nga buxheti i shtetit

Prokuroria e Posaçme (SPAK) njoftoi ditën e sotme arrestimin e Jetmir Pepës, i njohur si Mir Pepa, i akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës.

Po kush është Jetmir Pepa?

I veshur së fundmi edhe me petkun e “biznesmenit”, Pepa ka një të shkuar të njohur për autoritetet ligjzbatuese.

Disa vite më parë ai ndryshoi mbiemrin, duke marrë atë të ish-partneres së tij Xhulia Marashi, motra e modeles së njohur Oriola Marashi, në përpjekje për t’iu shmangur drejtësisë.

I njohur për stilin e jetës luksoze dhe lidhjet e përfolura me figura të njohura të showbiz-it, Pepa nuk është i panjohur për policinë.

Në korrik të vitit 2021, ai i shpëtoi një atentati në Tiranë së bashku me Altin Gjokën, ndërsa për atë ngjarje u shpallën në kërkim disa persona të dyshuar.

Prej janarit 2025, ai rezultonte në kërkim edhe për një tjetër incident të rëndë: të shtënat me armë zjarri në ambientet e Parkut Olimpik gjatë një koncerti festiv në natën e ndërrimit të viteve. Sipas hetimeve, pas një konflikti, Pepa ka qëlluar dy herë me armë në një sallë të mbushur me të rinj dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Në atë moment, në skenë po performonte reperi Stresi, ndërsa pritej edhe pjesëmarrja e artistëve të tjerë.

Emri i tij është përmendur edhe në një konflikt tjetër të bujshëm, ku u përfshinë motrat Berisha dhe blogerja Klea Prenga, ku Pepa është përfolur si ish-partner i Marinela Berishës.

Por ajo çka e bën më të rëndë situatën, është fakti se, kompania e tij rezulton të ketë përfituar miliona euro fonde publike nga buxheti i shtetit.

“Pepa Group”, vetëm për periudhën 2019-2025 ka arkëtuar mbi 20 milionë euro nga tenderat publikë sipas të dhënave të përpunuara nga “Open.data Albania”, të cilat janë nënshkruar me qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës e njësi të tjera vendore për “Rindërtimin” dhe ndërtimin e disa shkollave.

Ndërtimi i shkollave nga “grupi kriminal”

Për momentin, Jetmir Pepa është vetëm një “i dyshuar” për pjesëmarrje në grup kriminal. Por, megjithatë, rasti i tij, i bashkëngjitet edhe shumë të tjerëve të ngjashëm, të cilët krijojnë dyshimet se tenderat publikë përfitohen në masë nga eksponentë të krimit të organizuar.

Të dhënat zyrtare tregojnë se, “Pepa Group” e Jetmir Pepës ka fituar tendera disa-miliona euro për ndërtimin e disa shkollave, duke krijuar një situatë absurd të përfshirjes së elementëve të dyshuar të krimit të organizuar në investimet infrastrukturore të arsimit.

Shkolla “Kosova”

Shumëkujt mund t’i kujtohen deklaratat entuziaste të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, kur reklamonte ndërtimin e shkollës “Kosova”, në kryeqytet.

Në investimin për këtë shkollë gjenden edhe gjurmët e “Pepa Group” të Jetmir Pepës.

Në 30 dhjetor 2019, Bashkia e Tiranës lidhi kontratë me “Pepa Group” për “ndërtimin e terreneve sportive të shkollës Kosova”, në përfundim të një tenderi, ku kompania e Jetmir Pepës u shpall fituese, pasi më parë ishin skualifikuar nga gara 9 pjesëmarrës të tjerë në procedurë.

Kontrata e nënshkruar nga Veliaj dhe “Pepa Group” kishte një fond prej 11.3 milionë lekë të reja (rreth 100 mijë euro).

Shkolla “Pjetër Budi”

Në prill të vitit 2024, kur Veliaj ishte ende në funksion të plotë në krye të Bashkisë së Tiranës, kompania “Pepa Group” e Jetmir Pepës shpallet fituese e tenderit për ndërtimin e një tjetër shkolle në kryeqytet, “Pjetër Budi”.

Në procedurën me fond limit 374 milionë lekë të reja (rreth 3.7 milionë euro), “Pepa Group” u shpall fituese në përfundim të një gare me 19 konkurentë.

Nga procedura u skualifikuan fillimisht 10 kompani, para se tenderi të shkonte në favor të Jetmir Pepës.

Shkolla e Sukthit

Përtej Tiranës, kompania “Pepa Group” ka fituar tendera për ndërtimin e institucioneve arsimore publike edhe në Durrës e Fushë-Arrëz.

Në nëntor 2024, Bashkia e Durrësit, nën drejtimin e socialistes Emirjana Sako, shpall Jetmir Pepën fitues të tenderit për ndërtimin e shkollës Vadardh, në Sukth.

Procedura me fond limit 268 milionë lekë të reja (rreth 2.7 milionë euro) ishte në kuadër të procesit të Rindërtimit, pas dëmeve të shkarkuara nga tërmeti i nëntorit 2019.

Shkolla në Fushë-Arrëz

Pak vitë më parë, në 2019, “Pepa Group” ishte shpallur fituese edhe në një tender të zhvilluar nga Bashkia e Fushë-Arrëzit, për “ndërtimin e palestrës dhe ambjenteve sportive në shkollën “70-Vjetori” të qytetit.

Sipas një dokumenti të publikuar nga “open.data”, procedura kishte fond limit rreth 400 mijë euro dhe në tender morën pjesë gjithsej 3 operatorë ekonomikë, nga të cilët dy u skualifikuan.

Qendra “Teda”

Krahas shkollave, “Pepa Group” rezulton fituese e tenderave edhe në infrastukurë kulturore e sociale. Për këtë, rikthehemi në Tiranë.

Në fund të dhjetorit 2022, kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, shpall tenderin për ndërtimin e qendrës kulturore e sociale “Ten”. Projekti u kundërshtua nga banorët e zonës “Myslym Shyri”, megjithatë bashkia vijoi procedurat e prokurimit public.

Në garë për fondin rreth 600 mijë euro ishin 13 operatorë ekonomikë. Në përfundim, bashkia e drejtuar nga Veliaj skualifikon 12 operatorë. Në garë mbetet vetëm “Pepa Group” e Jetmir Pepës, e cila u shpall edhe fituese.

Procedura tenderuese është mbyllur në korrik të vitit 2024. Në tender morën pjesë 14 operatorë ekonomikë, nga të cilët 3 u skualifikuan.

Miliarda nga Rindërtimi

Kompania “Pepa Group” rezulton gjithashtu një ndër përfitueset më të mëdha të tenderave të Rindërtimit, të zhvilluara nga qeveria shqiptare e Edi Ramës.

Për të riparuar pasojat e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit 2019, qeveria miratoi një seri aktesh nënligjore, të cilat krijonin kushtet për të zhvilluar tendera emergjence për ndërtimin e infrastrukturës publike e pallateve të banimit, me procedura të kufizuara dhe pa një garë të plotë e reale.

Të dhënat zyrtare, të publikuara në mënyrë periodike, tregojnë se “Pepa Group” është fituese e përhershme e procedurave, që llogariten në miliona euro.

Në vijim janë disa nga procedurat e fituara nga kompania e ndërtimit e Jetmir Pepës:

– Rindërtimi i njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në zonën e shpallur për zhvillim të detyruar, në njësitë administrative 4 e 8, zona “5 Maji” Bashkia Tiranë. (Programi i Rindërtimit). “Hartim i projektit dhe zbatimi i punimeve për ndërtimin e godinës 12 (Seksioni A) në zonën zhvillimore “5 Maji”

– Rindërtimi i banesave individuale, brenda dhe jashtë zonave të reja për zhvillim, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike si dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të banesave individuale, jashtë zonave të reja për zhvillim në Njësine Administrative Ndroq, ku janë të përcaktuara 34 shtepi: të ndara: 1+1= 10 shtëpi; 2+1= 11 shtëpi; 3+1= 13 shtepi. (Programi i Rindërtimit)       

 – Rindërtimi i banesave individuale, brenda dhe jashtë zonave të reja për zhvillim, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike si dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të banesave individuale, jashtë zonave të reja për zhvillim ne Njësinë Administrative Krrabë.

– Rindërtimi i banesave individuale, brenda dhe jashtë zonave të reja për zhvillim, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike si dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të banesave individuale, jashtë zonave të reja për zhvillim”, në Njësinë Administrative Pezë, Shëngjergj dhe Dajt, ku jane te percaktuara 18 shtepi, te ndara: 1+1= 4 shtëpi; 2+1= 9 shtëpi; 3+1= 5 shtepi (Programi i Rindërtimit)

 – Rindërtimi i banesave individuale, brenda dhe jashtë zonave të reja për zhvillim, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike si dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të banesave individuale, jashtë zonave të reja për zhvillim”, në Njësinë Administrative Ndroq, ku jane te percaktuara 55 shtepi, te ndara: 1+1= 20 shtëpi; 2+1= 18 shtëpi; 3+1= 17 shtepi.(Programi i Rindërtimit)         

– Rindërtimi i banesave individuale, brenda dhe jashtë zonave të reja për zhvillim, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike si dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të banesave individuale, jashtë zonave të reja për zhvillim në Njesitë Administrative Baldushk ku janë të përcaktuara 23 shtëpi. (Programi i Rindërtimit)

– Kontratë në bazë të një Marrëveshje Kuadër: Rindërtimi i banesave individuale, brenda dhe jashtë zonave të reja për zhvillim, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike si dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të banesave individuale, jashtë zonave të reja për zhvillim ne Njesine Administrative Baldushk ku jane te percaktuara 4 shtepi. (Programi i Rindërtimit)                         

– Kontratë në bazë të një Marrëveshje Kuadër: Rindërtimi i banesave individuale, brenda dhe jashtë zonave të reja për zhvillim, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike si dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të banesave individuale, jashtë zonave të reja për zhvillim në Njesinë Administrative Baldushk ku janë të përcaktuara 40 shtepi (Programi i Rindërtimit)                                    

– Kontratë në bazë të një Marrëveshje Kuadër: Rindërtimi i banesave individuale, brenda dhe jashtë zonave të reja për zhvillim, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike si dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të banesave individuale, jashtë zonave të reja për zhvillim në Njesitë Administrative Baldushk dhe Bërzhitë ku janë të përcaktuara 50 shtepi. (Programi i Rindërtimit).

LEXO EDHE: DETAJE/ SPAK godet grupin kriminal të Jetmir Pepës! Trafikuan 7.5 ton kokainë nga Amerika Latine në Europë (EMRAT)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›