E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama nesër vizitë në Hungari, takim me Viktor Orban, pritet nënshkrimi i një marrëveshje të rëndësishme

Pas takimit të rëndësishëm me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ditën e sotme në Tiranë, një tjetër takim pasues vjen për kryeministrin e vendit tonë, Edi Rama.

Ditën e nesërme, Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Hungari.

Gazetari i Vizion Plus, Ermal Qori ka mësuar se z.Rama pritet të takohet me homologun e tij hungarez, Viktor Orban.

Burime bëjnë me dije gjithashtu se gjatë kësaj vizite pritet të nënshkruhet një marrëveshje e rëndësishme në sektorin e bujqësisë, që synon forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në këtë fushë. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›