Rama nga Athina: Reformat të mbyllen për integrimin
Për kryesocialistin Edi Rama mbyllja e reformave të kërkuara si kusht nga BE janë rruga e vetme që duhet të ndjekë politika shqiptare për të marrë statusin kandidat në vjeshtën e këtij viti. Duke folur nga Athina në forumin “ Europa mes meje dhe teje”, Kreu i opozitës shqiptare tha se qeveira jo vetëm që s`po punon për ti cuar përpara këto reforma, por po bën të kundërtën.
Edhe për kreun e grupit parlamentar socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian Hans Swoboda është koha që klasa politike shqiptare të bashkëpunojnë për miratimin e remforave, e në mënyrë të vecantë politika shqiptare duhet të punojë për të zgjedhur një President që ka besimin e palëve.
Gjatë qëndrimit në Greqi kryetari i PS-së, Edi Rama, mori pjesë në një ekspozitë arti me temë “Arti përmirëson të ardhmen”,e cila u organziau nga bashkia e Athinës. Në këtë ekspozitë morën pjesë artistë të shquar grekë, ndërsa në të u ekspozuan edhe disa piktura të kryesocialistit Edi Rama dhe Fate Velajt.