E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e LGI, Klajda Gjoshaj kryetarja e re

Lëvizja e Gruas për Integrim ka mandatuar përmes votës së 1800 delegateve, kryetaren e saj të re Klajda Gjoshaj, duke lënë pas kanditaten Luzhiana Abazi me të cilën garonte.
 

Në një komunikim për mediat, përfaqësuesja e komisionit të numërimit të votave bëri të ditur se kandidatja Gjoshaj kryesoi me 950 vota, me 830 vota Abazi, ndërsa 20 vota janë konsideruar të pavlefshme.
 

Gjatë fjalës së saj kryetarja e re e LGI-së falenderoi të gjithë mbështetësit dhe votuesit, ndërsa ka siguruar se do të punojë fort për të promovuar dhe mbështetur të drejtat dhe përfaqësimin e grave, duke u bërë një zë i fuqishëm në shoqërinë shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›