E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama nga Elbasani Sherbim shendetesor falas per te gjithe

Nisur nga vizita mjekësore që iu desh të bënte në spitalin e Burrelit, kryetari i PS Edi Rama tha se kushtet, ishin të mjerushme. Ndërsa mjekohej, kryesocialisti kishte ngrirë së ftohti.
Por, Rama tha se situata do ndryshojë. Ripërsëriti se gjithkush do të marrë shërbim shëndetësor falas, pa asnjë dallim, moshe, gjinie, apo rrace. Këto deklarata kreu i PS-së i bëri gjatë një takimi për shëndetësinë në qytetin e Elbasanit.

“Kjo është rruga jonë, rilindja që çdo shqiptar të ndihet i barabartë, është nga veriu apo jugu, i bardh apo i zi, duhet të jetë i barabartë në shtetin e shqiptarëve”-tha Rama.

Kryesocialisti premtoi reformë në gjithë ngrehinën e sistemit shëndetësor shqiptar.

“Vetëm duke minimizuar korrupsionin nga transformimi dhe rritur autonominë e trupës mjekësore, jo duke graduar mjekët si ushtarë politikisht, kush është partizan e kush është gjerman, duke u dhënë mjekëve në bazë të profesionalizmit”

Në programin e PS për sistemin e shëndetësisë, thuhet se në spitale do të ngrihen borde nga vetë mjekët dhe nuk do të jetë ministri përkatës që do të vendosë për gjithçka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›