Nepravishta: Jam dorëhequr

Kryetari i Entit Rregullator te Energjisë Bujar Nepravishta kërkon publikisht largimin nga ky Ent 3 vjet përpara përfundimit te mandatit, ndërkohë qe dorëheqjen e ka dorëzuar zyrtarisht ne Kuvendin e Shqipërisë qe ne datën 10 shkurt. Sipas Nepravishtes, largimi vjen për motive familjare, ndërsa mohon ndonjë lidhje te mundshme me vendimin e ERE-s për mos rritjen e çmimit te energjisë për vitin 2011. Kryetari ende ne detyre deklaroi se mos rritja e çmimit te energjisë ishte një vendim për te lehtësuar konsumatoret. Sipas tij fakti qe 2011-ta është vit elektoral nuk ka ndikuar. Kreu aktual i ERE-s u shpreh i pakënaqur ndaj punës se kompanisë ceke CEZ. Për këtë arsye ERE i ka propozuar kuvendit miratimin e penaliteteve me te forta. Kryetari i Entit Rregullator te Energjisë deklaroi se për sa kohe te jete ne këtë post do te shtoje presionet ndaj kompanisë CEZ për te zgjidhur shqetësimet e konsumatoreve. Nepravishta do te te mbaje këtë post deri sa te vendose kuvendi nëse do te marre parasysh dorëheqjen. Megjithatë burime jo zyrtare pohojnë se posti i kreut te ERE-s është pjese e marrëveshjes me mazhorances dhe PDIU-se, siç ndodhi pak dite me pare me zëvendësimin e kreut te ndërtimorëve, Gjergj Bojaxhiu me Erjon Soften.
Shpërndaje