E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama nis një tjetër protestë, tani për vendorët

Në protestën përpara kryeministrisë merrnin pjesë të zgjedhuri lokal të PS-së në disa zona të vendit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama në fjalën e mbajtur akuzoi qeverinë se po sulmon pushtetin vendor, duke shkelur ligjet dhe Kushtetutën.

 "Nga paaftësia e qeverisjes, qytetarëve të Tiranës dhe jo vetëm, u shkaktohen gjithnjë e më shumë probleme. Qeveria nuk do dhe nuk di t'i zgjidhë problemet. Ne kerkojmë angazhimin tuaj për plotesimin e 5 kushteve tona deri më 5 dhjetor", deklaroi Rama.

 Ai shtoi se kërkesat e vendorëve po bien në vesh të shurdhër ndërsa i ka kërkuar kryeministrit Berisha që të reagojë për të drejtat e tyre. Madje ai ka paralajmëruar se protesta të tjera do të zhvillohen për këtë qëllim, duke iu shtuar atyre për zgjedhjet. 

Të zgjedhur vendorë socialiste kanë kërkuar: Anulimin e amendamentit për taksat vendore, anulimin e vendimit që i konsideron bizneset e vogla, si të mëdha, aplikimin e taksave të ndara, kompensimin e të ardhurave nga përgjysmimi arbitrat i taksave të biznesit dhe dhënien fund të praktikës së granteve për nevojat e funksioneve vendore.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›