E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX hetim pjesëtarëve të saj për cenim të zgjedhjeve

EULEX-i nuk është i përfshirë në organizimin e zgjedhjeve lokale të së djelës, por kompjuterat në qendrën kryesore të numërimit të votave përmbajnë informacione të ndjeshme.

Kristof Lamfalusi, zëdhënësi i misionit, tha se hetimi i brendshëm do të përcaktojë nëse pjesëtarë të EULEX-it janë përpjekur të thyejnë ligjin.

Hetimet filluan pas botimit të një artikulli në “Prishtina Insight” ku thuhej se policë të EULEX-it kanë shkuar në qendrën kryesore të numërimit të votave, por nuk janë lejuar të hyjnë nga rojat e sigurisë. Policia e Kosovës nuk mund t’i verifikojë informacionet. (rel/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›