Takimi me ambasadorët, Topalli: Isha unë që i ftova

Tiranë, 14 nëntor NOA Kryetarja e Kuvendit, Jozefinë Topalli ka deklaruar sot para gazetarëve se kishte qenë një ftesë nga ana e saj për tu takuar me ambasadorët mes tyre dhe atë të SHBA-së.
Isha unë që ftova ambasadorë dhe diskutuam për çështjen që ka të bëjë me drejtësinë u shpreh Topalli sot para gazetarëve duke shtuar se çështjet e drejtësisë edhe reformat më të rëndësishme në vend duhet të çojë drejt dialogut të kompromisit në sallën e Kuvendit.
Takimi mes Topallit dhe ambasadorëve në Tiranë u zhvillua ditën e djeshme kur pas takimit, ambasadori i SHBA-së Uithers, i bëri apel opozitës kthehet në Kuvend.
k.k/NOA