E Diel, 1 Nëntor 2026

Shenon renie niveli i papunesise ne zonen euro

Zyrat e punësimit kanë qenë më pak të populluara në muajin qershor. Për herë ë parë pas më shumë se dy vjetësh numri i të papunëve në zonën e monedhës së përbashkët shënn ulje. Janë 24 mijë më pak të papunë sipas të dhënave më të fundit nga Eurostat të krahasuar me muajin maj.
Por përmirësimi i muajit qershor është ende i vogël duke pasur parasysh se numri i të papunëve në zonën euro është 19 milionë e 200 mijë.
Shifra të frikshme sipas komenteve të komisionit europian, i cili mbetet ende i fokusuar tek papunësia tek të rinjtë nën 25 vjec.
Brukseli në këtë mënyrë frenon optimizmin pavarësisht lajmeve të mira.
Në Gjermani, që ka dhe ekonominë më të madhe të bllokut, muaji qershor ka qenë një frenim për zhvillimin ekonomik, ndërsa Spanja shënon rënie për muajin e 36 radhazi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›