E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama padi Gazetes Shqiptare per Kurbanin

E drejta e autorit

Kryetari i opozites Edi Rama permes shtepise botuese Dudaj do te padise per perdorim pa leje te pjeseve nga libri tij i nxjerre ne treg pak dite me pare Kurban. Lajmin per kete padi e ka bere vete kreu i PS-se permes profilit te tij ne rrjetin social Twitter. Shkak per kete padi qe pritet te dorezohet sot nga perfaqesuesit e shtepise botuese ne Gjykaten e Tiranes eshte bere perdorimi pa leje i pasazheve te librit dhe po keshtu per transformimin e pjeseve te marra nga ky liber per tia servirur publikut. I kerkova Arlinda Dudajt te beje padi per Gazeten Shqiptare jo vetem per vjedhje po per masakrim te librit Kurban thuhet ne postimin e Rames pasditen e djeshme. shte i patolerueshem shperfytyrimi i librave permes shfrytezimit te teksteve pa lejen e shtepive botuese deklaron Rama ne profilin e tij permes te cilit komunikon shpesh me audiencen. Perdorimi i pasazheve nga librat e autoreve te ndryshem ka sherbyer per te krijuar lajm nga media. Por ne shume raste autoret kane qene dakord per keto publikime dhe nuk kane ndermarre asnje nisme per ndaljen e tyre. Vete Edi Rama perpara berjes publik te librit ka preferuar te ndaje pasazhe te tij ne blogun privat. Keto materiale kane sherbyer per ta furnizuar median por edhe opinionin me nje prezantim paraprak te asaj cfare libri pritej te permbante. Por mesa duket Rama nuk e ka toleruar dot perdorimin e pasazheve te librit Kurban pasi ai ka dale ne treg.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›