Ngerci i keshillit te bashkise bllokon investimet ne infrastrukture
Keshilli Bashkiak i Fierit vijon te mbetet i bllokuar qe pas rikonstituimit te tij ne daten 19 shtator kur e djathta mori mazhorancen. Qe nga ajo kohe edhe pse buxheti i ketij viti u miratua pas dy vitesh bllokim nuk eshte arritur te celen fondet per disa projekte te rendesishme. Ky fakt eshte bere me dije nga kryetari i Bashkise se Fierit Baftjar Zeqaj i cili pohon se mosmbledhja e keshillit ka sjelle per pasoje mosmiratimin e mjaft projekteve ne interes te komunitetit.
Ai radhit me konkretisht bllokimin e fondeve per ndertimin e nje palestre provizore qe do te zevendesoje Pallatin e Sportit deri ne perfundim te tij te disa rrugeve ne brendesi te lagjeve te qytetit te Fierit si edhe te fondit per ndertimin e nje tregu te ri industrial ne periferi te ketij qyteti. Per bllokimin e ketyre projekteve Zeqaj akuzon te djathten si pergjegjese. Nderkaq ne lidhje me keshillin e qarkut ai shton se prefekti Bujar Hasa po e minon kete keshill. Sipas Zeqajt Hasa nuk ka asnje projekt apo ide te qarte per ate cka do te beje nese do ta marre keshillin e qarkut. Prej me shume se 2 vitesh Keshilli i Bashkise se Fierit nuk ka funksionuar duke sjelle per pasoje bllokimin e te gjitha projekteve dhe investimeve per kete qytet. Nderkaq kryetari i keshillit bashkiak Vasil Ndreko i cili eshte njeherazi edhe sekretari i pergjithshem i Prefektures se Qarkut te Fierit ja faturon pergjegjesine bashkise. Ndreko pranon ngercin e krijuar dhe pohon se eshte administrata e Bashkise se Fierit ajo e cila e ka bllokuar punen e keshillit. Sipas tij sekretari i ketij keshilli i cili eshte i punesuar ne bashki nuk ve ne dispozicion vulen qe duhet ti bashkengjitet cdo dokumenti te firmosur prej kryetarit te keshillit. Me tej ai sqaron se keshilli eshte vendimmarresi dhe administrata eshte zbatuesja e ketyre vendimeve. Sipas Ndrekos kryetari i bashkise nuk mund te kete kompetenca mbi keshillin.