Historiani Gace Berisha po shmang Vloren nga festimet e 100- vjetorit te Pavaresise
Prof. dr. Bardhosh Gace nje nga historianet e qytetit te Vlores eshte shprehur per Shqip rreth deklarates se kryeministrit Berisha per ndertimin e nje monumenti te Pavaresise ne Tirane.
Cili ishte reagimi juaj kur degjuat kryeministrin Berisha teksa njoftoi se do te ngrihej nje tjeter memorial per Pavaresine
Shqiperia ne memorien kombetare ka ndertuar disa monumente. Tre monumentet me madheshtore jane Kruja Vlora dhe Prizreni te cilat vazhdimisht jane bere burim frymezimi per epopete historike te shqiptareve. Sigurisht vatra e Lidhjes se Prizrenit Kruja e Skenderbeut dhe Vlora e Ismail Qemalit kane krijuar mitin historik dhe shpirtin liridashes se shqiptarit. Ne kete aspekt koha beri nje monument ne Vlore prane nje sheshi monumental qe quhet Sheshi i Flamurit dhe kete e di cdo femije jo vetem ne Shqiperi por ne Kosove Ulqin Tetove dhe ne te tera viset e tjera ne mbare boten. Une sapo e kam degjuar kryeministrin mendova qe meqe prej 20 vitesh eshte propozuar ndertimi ne Vlore i monumenti te ri ky monument i ri do te ishte Muzeu i Pavaresise ne Vlore i cili eshte dy dhoma dhe nje kuzhine. Rikonstruksioni i tij kthimi i tij ne permasat e nje muzeu mesdhetar eshte diviza qe i duhet kohes. Pervec zhvillimit turistik integrimin europian dhe etj. ne kete muze qe do te behet ne Vlore dhe qe eshte hedhur ideja nga intelektuale historiane dhe specialiste do te perfshihen ne keto permasa shpirti liridashes i popullit shqiptar.
problem do te krijohej nese nje tjeter memorial per Pavaresine do te ndertohej ne Tirane
Tirana ka fatin e madh qe ka nje shesh qe Skenderbeu me frymen e tij europiane dhe liridashese rrezaton ne cdo moment qe e shikon nga cdo kend qe kushdo e shikon. Por ajo qe i mungon Tiranes nuk mendoj se eshte nje monument per Pavaresine i mungon themeluesi i shtetit shqiptar qe eshte Isamil Qemali prane Kryeministrise ose prane Parlamentit sepse Parlamenti i pare shqiptar eshte krijuar ne 28 Nentor 1912. Prandaj kryeministri ose cdo historian ne rivleresimin e historise qe duhet ti bejme eshte ne keto permasa ne keto konturime dhe mbi te gjitha me nje shpirt liridashes.
Si e shikoni figuren e mbretit Zog ne kuader te procesit te pavaresimit te Shqiperise
Figura te tilla si mbreti monark Zog ose figura te tjera historike jane pjese plotesuese e kesaj historie.
Une mendoj vete Vlora do te kishte ngritur komisionin per shpalljen e pavaresise per manifestime dhe ne kete komision do te kishte dhe nje projekt nga prefekti kryetari i qarkut ai i bashkise si dhe historiane intelektuale te universitetit te Vlores per te bere dicka me permasa te medha. Keto propozime duhet te shkojne ne Parlament ne Kryeministri. Une mendoj se ne kete menyre shmanget Vlora per 100-vjetorin e Pavaresise nga keto festime dhe keto madheshti. Vlora duam apo sduam ne eshte Betlehemi i lirise ka thene Lasgush Poradeci dhe kjo eshte vulosur nga brezat nga Kosova Tetova nga trevat shqiptare si dhe nga shqiptaret ne gjithe boten nga lufterat e pergjakshme qe kete ngjarje te madhe historike e vendosen ne Vlore.
Keto thenie te kryeministrit per mua si historian mendoj se jane heqja e vemendjes nga Vlora dhe shmangie e kesaj historie nga ky qytet per vete faktin se ne Vlore jane bere pak investime keto vite si dhe tani qe eshte dhe 99-vjetori i Pavaresise. Por vete qytetaret e Vlores perpiqen me te gjitha mundesite qe ta perballojne vete kete situate jo vetem per festen qe nga Ministria e Kultures nuk ka asnje investim dhe nga institucione te tjera te rendesishme. Ne kete aspekt qeveria duhet te marre vendimin e institucioneve te bazes dhe te grupeve te interesit qe jane historiane specialiste intelektuale te shquar qe vendit tone nuk i mungojne dhe pastaj te shprehet vete per keto ide qe ka kryeministri.
Per mendimin tim mosperfshirja ne nje seminar per ndryshimin e Vlores per 100-vjetorin se si do te jete ajo si do te ndryshoje por dhe aktivitete te tjera masive per kulturen qe do te behen ne Vlore tregon nje mangesi te madhe qe kemi krijuar dhe ne por dhe qeveria shqiptare per ta perballuar nje manifestim te tille dinjitoz. Mire eshte te ngrihet nje grup specialistesh dhe kete e ka Ministria e Kultures sepse duke folur perpara politikaneve te cilet tashme po na hiqen si historiane shkencetare biologe mjeke te mjedisit shqiptar pra cdo profesion tashme e bejne politikanet tane shqiptar. Une mendoj se ketu gabojne sepse specialistet jane specialiste dhe ne mjaft vende te Europes pyeten specialiste te fushave perkatese. Mesa kuptova dhe pyeta as mendimi i Akademise se Shkencave dhe as mendimi i Institutit te Historise nuk eshte marre ne kete projekt qe ka qeveria. Atehere mosperfillja e mendimit intelektual dhe historik do te cojne ne deformimin e historise ne vitet ne vazhdim. Keto mund te jene parapelqime personale qe ky kryeminister sot eshte ne kete detyre neser do te jete nje tjeter keshtu mund te veproje dhe ai qe do te vije kjo eshte e demshme. Ketu nje rol duhet te kete dhe Presidenti i Republikes. Duke pare qe kemi te bejme me nje feste kombetare qe eshte shpallur ne Parlamentin shqiptar atehere dhe permasat duhet te jene te tilla duke menduar qe nga manifestimet deri tek rivleresimi i figurave qe ju kane munguar ketyre 100 viteve.
Bisedoi Mikel Marsi