Rama për Qeverinë: Bëj si them unë, jo ç`bëj unë bum-bum-bum
Pas përfundimit të marshimit homazh në nderim të viktimave të 21 janarit të një viti më parë, një tjetër homazh i planifikuar në skenarin e opozitës ka startuar në “Akademinë e Arteve”. Aktiviteti nën moton “Drejtësi për 21 janarin” po shoqërohet me fjalime të përfaqësuesve politikë si dhe të familjarëve të 4 viktimave, të cilët kërkojnë përgjigje nga drejtësia, duke shtuar se ata u vranë për të mos vdekur kurrë, në emër të një kombi të lirë dhe të një drejtësie të munguar.
Ndërsa vetë lidershipi i PS-së Edi Rama në fjalën e tij akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Berisha duke theksuar se Saliu bëri një vetëmbrojtje kriminale në 21 janar. Më tej ai shtoi se vrasja e viktimave ishte një mesazh unifikues për tu cuar një mesazh shqiptarëve nga jugu në very për tu mbullur gojën përballë qeverisë. Ndërsa ka falenderuar SHBA për vënien në lëvizje të FBI për hetimin dhe zbardhjen e të vërtetës.
“Saliu bëri vetëmbrojtje kriminale me 21 janar. Këto familje ishin të zgjedhura enkas për tu dhënë një mesazh qytetarëve nga jugu në veri, që të mos bëzajnë kundër qeverisë. Të gjithë ta marin vesh që ky mesazh quhet mesazh i unifikuar, se qeveria të merr ctë dojë, ëndrrat, dinjitetin, të merr dhe jetën packa se është në mes të Evropës së bashkuar. Kryeministri jo vetëm që duhet të pranojë fajin por duhet tu kërkojë ndjesë familjarëve. Në Shqipëri qeveria ska duar për të përkëdhelur familjarët, për të prekur duart e dridhura që shtrëngojnë portofolin bosh, s`ka duar qeveria e dalë nga votat e vjedhura që vjedh c`të dojë, nuk ka këmbë për të trokitur në dyert e familjeve. Qeveria ka dhe pushkë që derdhin plumba në mish. Bëj si them unë dhe mos bëj c`të bëj unë bum bum bum. Qeverinë nuk e ndal dhe se ndëshkon askush, ndërsa shtetet evropiane e mbrojnë jetën e protestuesve. Zgjedhjet e ardhëshme do të jenë prova gjenerale.Një vit pasvrasjes së viktimave ne nuk jemi vetëm në kërkim të drejtësisë. Atë e kërkojnë dhe miqtë tanë ndërkombeëtarë , kryesisht ata amerikanë që kanë vënë në lëvizje FBI për hetimin e 21 janarit. FBI vuri në lëvizje të gjithë potencialin e saj, e cila do hedhë dritë në zbardhjen e së vërtetës që do të jetë e pakontestueshme nga barbarët. Vetëm pas zbardhjes së të vërtetës së 21 janarit Shqipëria do të mund të jetë një Shqipëri që na ofron besim dhe shpresë për një të ardhme Europiane dhe të sigurtë” tha Rama.
Më pas viktimat janë shpallur qytetarë nderi në qyteteteve dhe komunave përkatëse, dekorata këto që u janë dorëzuar familjarëve të të ndjerëve.