E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama për bujqësinë: Do t`i japim zgjidhje përkatësisë së tokës

Teksa ka marrë pjesë në konferencën e bujqësisë në Lushnjë, kreu i PS-së Edi Rama ka ngritur shqetësimin për tjetërsimin e tokës së bukës, ku sipas tij gjenerata e re e ka humbur lidhjen me token.
 

Kryesocialisti Rama nënvizoi faktin se toka sot nuk prodhon mirëqënie, por mbijetesë dhe kësaj mënyre të vepruari do ti vijë fundi përmes programit të PS për fshatin, ku fermeri do të ndërtojë të ardhmen aty ku jeton.
 

“Në çdo pjesë të Shqipërisë, fermerët të ndërtojnë fshatin që punon. Fermerët të bëhen zëdhënës të programit të PS, do t`i japim zgjidhje përkatësisë së tokës. Do të garantojmë ujitjen e tokës, PS në qeveri zgjidh këtë problem dhe atë të kullimit “ deklaroi ai.
 

Një ditë më parë Kreu i PS-së Rama pati një takim me fermerët në Maminas, ku në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga fermerët e zones, ai tha se zgjidhja e problemit të ujitjes, ulja e kostos së prodhimit, duke ulur taksën e imputeve e duke hequr akcizën e naftës, si dhe krijimi i mundësive për daljen e prodhimeve në treg, do të bëjnë që bujqësia dhe fermeri shqiptar të fitojnë rilindjen e tyre ekonomike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›