E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi i PS në Vlorë, Rama në tryezën për shëndetësinë

Në turin e prezantimit të programit të PS-së për një Rilindje Shqiptare, kryesocialsti Edi Rama është ndalur në qytetin e Vlorës, për të ndarë vizionin e socialistëve për shëndetësinë.

Duke e cilësuar shërbimin aktual shëndetësor si të degraduar, Rama tha se PS do të garantojë një shënim shëndetësor universal, që nënkupton blerjen më shtrenjtë të këtij shërbimi për ata që janë të pasiguruar.

Sipas krysocialistit, ndryshimi është i dukshëm mes asaj cka ofron qeveria aktuale, ku cdo shërbim shëndetësor jepet sipas mundësisë për të paguar dhe asaj që ofrojnë socialistët me Rilindjen Shqiptare, që është secili sipas mundësive dhe shteti në shërbim të të gjithëve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›