Parlamenti, rrëzohet kërkesa për heqje të TVSH-së, betohet Leskaj dhe Totozani

Mazhoranca parlamentare ka rrëzuar me 71 vota iniciativën e sjellë në Kuvend nga PS për heqjen e TVSH për disa produkte ushqimore dhe energjisë elektrike.
Në seancën e fundit plenare për këtë vit mazhoranca dhe opozita kanë debatuar ashpër në Kuvend për sa i përket këtij projektligji. Socialistët i përqendruan diskutimet e tyre tek lehtësirat që do të krijojë heqja e TVSH-së për produktet bazë tek konsumatorët shqiptarë, duke evidentuar edhe kushtet e vështira ekonomike që po kalon vendi dhe rajoni në tërësi.
Duke replikuar me deputetët e majtë, ministri Financave Ridvan Bode, i quajti propozimet e tyre për TVSH-në dhe për taskimin e sheshtë si një përpjekje elektorale të një partie që sipas tij, nuk ka një program të qartë ekonomik.
Po ashtu Kuvendi miratoi me 127 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenime Igli Totozanin në postin e Avokatit të Popullit, i cili bëri betimin e tij në seancën plenare. Po ashtu ka barë betimin e tij edhe kryetari i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj. Një javë më parë
Kuvendi miratoi me 70 vota pro, 61 kundër dhe 3 abstenime dekretin e Presidentit të Republikës që propozonte kandidaturën e Bujar Leskajt për kryetarin e KLSH-së.