Sequi:Votimi i Avokatit të Popullit, një hap drejt BE

Pas reagimit të Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Wollfarth dhe Komisionerit për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fule edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi ka përshëndetur përshëndetur miratimin e Igli Totozanit si Avokat i Popullit. Në një deklaratë për shtyp Sequi e konsideron votimin në parlament si një hap drejt konsolidimit të dialogut ndërmjet palëve.
"Dëshiroj të përgëzoj ngrohtësisht Kuvendin e Shqipërisë dhe forcat politike për emërimin me sukses sot të Avokatit të ri të Popullit në një mënyrë transparente dhe të hapur. Kjo gjë shënon përfundimin e një procesi të rëndësishëm me plotësimin e një funksioni shtetëror i cili zë një vend qendror në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Vlerësoj gatishmërinë e qeverisë për të votuar kandidatin e propozuar nga opozita. E përshëndes këtë emërim, si pjesë të prioriteve kyçe të Opinionit për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Mënyra më të cilën u arrit është një hap i rëndësishëm drejt konsolidimit të cilësisë së re të dialogut mes forcave politike shqiptare. Duke iu bashkuar fjalëve të shprehura pak më parë nga komisioneri Fyle, dua gjithashtu t`i uroj sinqerisht Avokatit të ri të Popullit, z. Totozani, sukses në misionin e tij të ri e të rëndësishëm", përfundon Sequi.