E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama për vendimin gjyqësor: A mund të flasë kështu një gjykatës?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X pas një vendimi të Gjykatës Administrative të Tiranës, e cila ka urdhëruar degët e Thesarit të Shtetit lidhur me ekzekutimin e një vendimi gjyqësor.

Rama e ka cilësuar vendimin si një interpretim problematik të pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe të mënyrës se si trajtohet buxheti i shtetit.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri shkruan:

“A mund të flasë kështu një gjykatës? Ne kemi qesen tonë të buxhetit. Nuk po marrim nga qeset e të tjerëve. Me pak fjalë, nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë.”

Në reagimin e tij, Rama shprehet i befasuar nga mënyra se si gjykatësi ka interpretuar kompetencat dhe pavarësinë e pushtetit gjyqësor.

“E pabesueshme, po e vërtetë që një gjykatës e kupton kështu pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar…”, shkruan Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›