E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama përballë Berishës

Share

Nga Altin Ketro

Një grabitje që do ti dalë për hundësh

Ajo që u mendua se ishte një fitore e Berishës kundrejt kundërshtarit të tij politik, Rama, duket se me shumë gjasë do ti kthehet në bumerang. Beteja për Tiranën u kthye për Berishën në një qëllim në vetvehte. Nuk ishte thjesht marrja e kryeqytetit shqiptar, ku mpleksen interesa që fillojnë nga favoret ekonomike që lidhen me mundësitë që vet Tirana ofron e deri tek punësimi i militantëve. Në garë ishte vetë lideri i opozitës dhe fitorja e Tiranës nga kandidati i Berishës merrte akoma më shumë kuptim në rast mundjeje të kundërshtarit në një garë të drejtpërdrejtë.

Rama hyri në garë me kërkesë të shumë socialistëve të thjeshtë. Ai e pranoi edhe këtë sfidë të rradhës, paçka se ishte në dijeni të asaj që po gatuhej për humbjen e tij. Një vendim i drejtë që i bëri nder atij, sepse detyra e një lideri është të përballet me kundërshtarët politikë, në çdo drejtim, aq më tepër në garë elektorale. Tërheqja do kishte kosto politike, të cilat kundërshtari do i shfrytëzonte më së miri e ku në plan të parë do ishin akuzat për frikë përballjeje me beniaminin e rivalit politik, një personazh i cili akuzat për afera korruptivo-kriminale kërkonte ti amnistonte nga një votëbesim i qytetarëve të Tiranës.

Ashtu siç ngjarjet rrodhën, koha tregoi se Rama kishte të drejtë kur vendosi të kandidojë. Ai arriti ti faktojë opinionit vendas dhe partnerëve ndërkombëtarë, që e monitoruan procesin hap pas hapi, se çfarë është në gjendje të bëjë Berisha, edhe kur dëshmitarët perëndimore panë se cili ishte fituesi i vërtetë. Basha dispononte të gjithë mbështetjen shtetërore në aspektin njerëzor dhe mbështetjen e mafias në aspektin financiar, me të cilat do e kishte shumë të lehtë fitoren përballë një kundërshtari tjetër dhe sot do ishte legjitim në detyrën e tij. Edi Ramën nuk ia doli ta mundë në fushën e lojës, qoftë edhe me atë diferencë të ngushtë dhe zgjodhi grabitjen e mandatit në tavolinë. Grabitja mbetet grabitje dhe në çdo rrethanë e mënyrë që kryhet ajo kurrsesi nuk mund të quhet sukses e për rrjedhojë, askush nga socialistët nuk duhet të ndjehet ligsht.

Berisha nuk i bëri si duhet llogaritë kur vendosi në minutat e fundit (pas daljes së rezultatit +10) që të zbatonte planin B për largimin e Ramës nga Bashkia. Rama, më shumë se kurrë i duhej Berishës në Bashki. Mandati i dytë qeverisës i Berishës po vijon me të njëjtin ritëm skandalesh si mandati i parë. Qënia e Edi Ramës në krye të Bashkisë më të madhe në vend, ishte një super impenjim për atë, që i merrte pjesën më të madhe të kohës, duke lënë mbrapa shumë boshllëqe në çështjet e drejtimit të partisë dhe opozitës. Për çfarë do mendonte Rama më përpara gjatë 24 orëshit, për Bashkinë apo për opozitën në tërësi?!

Sado që Rama njihet si vullnetfortë, ku punon orar pa orar, duhet thënë se të jesh drejtues i një partie, dhe për më tepër, forcës kryesore të opozitës, duhet një angazhim maksimal dhe me kohë të plotë. Përpos kësaj, Rama ishte i detyruar të mbante mbi supe edhe sabotimet që i vinin nga qeveria apo strukturat e saj. I tillë ka qenë bllokimi për rreth 3 vjet i buxhetit të Bashkisë, që përkthehet në mos investime në infrastrukturë dhe shërbime që Bashkia duhet të ofrojë. Gjithashtu, edhe nga mos akordimi i fondeve nga Buxheti i Shtetit që Tiranës i takojnë, por që qeveria qëllimisht ia vononte. Edhe shumicën në këshill arriti ta ketë qeveria, çka do përbënte sërish një vonesë me qëllim sabotimi të punës së kryebashkiakut Rama. Në tërësinë e tyre, të gjitha këto, do sillnin një propaganadë anti-Rama për ta anatemuar, siç bën 4 vitet e shkuara, për punët demek të munguara që duhet tu ofroheshin qytetarëve të Tiranës.

Tashmë me rrethanat që vet Berisha solli, kemi një udhëheqës opozite me kohë të plotë, 24 orë në dispozicion të partisë dhe opozitës që do të thotë se ai do investohet gjatë kësaj periudhe që ka mbetur deri në zgjedhjet e ardhshme vetëm në një drejtim, sesi tia bëjë qëndrimin në pushtet Sali Berishës. Rama nuk e ka më peshën e Bashkisë mbi supe, ato 20 përqind-shat e famshëm që i rëndom ia kujtonin gjithnjë në prag të zgjedhjeve, ato rrugicat e pashtruara ende (nga mungesa e fondeve), për lejet e ndërtimit (që kishin 3 vjet që ishin bllokuar nga mazhoranca), për lejet e shfrytëzimit (që ia vononte qëllimisht Hipoteka) etj., etj. Tani ai do ti qëndrojë Berishës përballë, kudo ku interesi i shqiptarëve shkelet dhe nëpërkëmbet. Tashmë Rama është i çliruar të shkojë anekënd Shqipërisë (pa patur merakun e akuzave se po lë mangut punët e Bashkisë), duke rritur kontaktin e drejtpërdrejtë me njerëzit, tek qytetari dhe fshatari, tek malësori dhe bregdetari, aty ku çdokush ndjen se ka diçka për të thënë dhe është dikush për ta dëgjuar…

Protestat si mundësi, por jo e vetmja rrugë e reagimit opozitar

Kohët e fundit po diskutohet gjatë në rrethe të ndryshme politiko-shoqërore për mënyrën e re të të bërit opozitë nga Rama. Ka nga ata që e akuzojnë për ulje të tempit të reagimit opozitar dhe këtë e lidhin me protestat. Sigurisht, protestat në rrugë janë të nevojshme, por jo domosdoshmërisht janë zgjidhja që çon në rrëzimin e qeverisë. Zakonisht, nuk janë partitë politike dhe udhëheqësit e tyre që organizojnë protesta për rrëzimin e qeverive. Protestat në rrugë për çështje të karakterit ekonomik i organizojnë dhe udhëheqin sindikatat e punonjësve, kurse për çështje të shkeljes së demokracisë, janë organizatat e shoqërisë civile që sensibilizojnë rregullisht opinionin publik dhe gjejnë masivisht solidaritetin dhe mbështetjen e tij.

Në Shqipëri ndodh e kundërta, sepse lëvizja sindikale vdiq qysh në vitin 1992, në kohën e Berishës së parë, i cili i nxori jashtë loje me qëllim që të mos ishin pengesë për pushtetin e tij. Pas rënies nga pushteti ai ndoqi shumë forma për të rrëzuar qeveritë socialiste. Nëse ju kujtohet opozitari Berisha i periudhës 1998-2005, i cili udhëhoqi një vijë të ashpër reagimi që nga molotovi, kallashnikovi, anti-tanku e deri tanku, e sërish nuk ia doli që të rrëzonte qeveritë për 8 vite rresht. E bëri atëherë kur në mënyrë tinzare arriti që 3 muaj përpara zgjedhjeve të reflektojë përkohësisht e të ndërtojnë një strukturë, ku ndërthurej shoqëria civile dhe ajo e ish-politikanëve të përjashtuar, e cila iu paraqit opinionit publik vendas si modeli i qeverisjes së nesërme. Pavarësisht se e gjitha ishte sa për sy e faqe publikut, ajo në vetvete i dha frytet e saj me ardhjen e Berishës në pushtet.

E kuptoj padurimin e shumëkujt që ndjehet i nëpërkëmbur nga kjo qeveri, që Rama ti bëjë thirrje popullit për tu ngritur në protesta. Në fakt, e ka bërë! Dhe, përveç pjesëmarrjes të jashtëzakonshme në ditët e para, në protestat pasuese është parë tkurrje e pjesëmarrësve. Ka shumë faktorë që ndikojnë dhe një nga më kryesorët është se njerëzit humbin besimin nga idea se, meqënëse fillimisht morën pjesë 100 mijë vetë dhe qeveria nuk u rrëzua dot, atëherë nuk ka më shpresë se do rrëzohet tek të tjerat. Ka patur preçedentë në shtetet e tjera (këtu nuk duhen përfshirë vendet arabe) që nga protestat e përditshme e të pandërprera kanë rënë qeveritë, por historia

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›