Michelle Hunziker: Sektet fetare, si një drogë
Share
Të besosh në një sekt fetare është sit ë jesh i alkolizuar apo droguar. Të jetosh në këtë mënyrë, është e rëndë. Dalja nga një sekt, është një fitore e madhe.
Kështu është shprehur Michele Hunziker, e cila kaloi një periudhë të vështirë nga viti 2000 deri në 2006, kur ishte e fejuar me Marco Sconfienza, anëtar i një sekti fetar.
Kur je në një moment të vështirë, çfarë bën? Kërkon Zotin. Dhe, në këto momente mund të mashtrohesh dhe të përfundosh në sekte, pasi të gjitha të thonë se të duan shumë, është shprehur ish-bashkëshortja e Eros Ramazzoti.