E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama përshëndetet me Thunin

Në fund të sezonit, Milaim Rama do të largohet përfundimisht nga Thuni. Me gjasë vendimi i tij për ta lënë klubin zviceran pas një kohe të gjatë ka të bëjë me frustrimin e tij për faktin se ka mbetur rezervist.

“Ishte një vendim i vështirë, i cili dhemb”, deklaroi Rama në një komunikatë për shtyp. Ky është sezoni i 13-të i sulmuesit kosovar në fanellën e Thunit, ndërsa kishte shtatë paraqitje edhe me përfaqësuesen e Zvicrës.

Thuni e ka falënderuar 36 vjeçarin për kontributin e dhënë në dekadën e fundit në këtë ekip.

“Milaimi është një figurë e paharrueshme për Thunin. E falënderojmë për gjithë atë që ka bërë për klubin, brenda dhe jashtë fushës. Mirëpo, çdo fillim e ka edhe fundin. Në fund të sezonit atij i skadon kontrata dhe i urojmë çdo të mirë në të ardhmen”, deklaroi drejtori sportiv i Thunit, Andres Gerber. Nuk është e qartë ende nëse Rama do të vazhdojë të luajë sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›