Rama piktor i dështuar, basketbollist pa kosh, politikan pensionist
Në monologun e tij të radhës të dy netëve më parë në televizion, Edi Rama në një moment shpejtoi të krenohej me “begraundin” e tij si piktor. Por duket se dështimi në pikturë i Edi Ramës ka qenë mallkimi që e ka ndjekur dhe nuk i është ndarë në kultivimin e “hobive” të tij, si basketbollist, publicist, apo edhe si politikan. Ndaj edhe nuk i ka mbetur gjë tjetër për tu marrë apo për të bërë, veç si një pensionist veteran diku të gjezdisë e të rrëfejë përralla rrëzë ndonjë mullari, apo përbri ndonjë gomari, diku tjetër të tregojë histori me gjyshër, pa harruar “rilindjen” që e kërkon dhe e pret nga Bubullima, në këmbim të pengmbajtës së statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në BE
Në monologun e tij të radhës të dy netëve më parë në televizion, Edi Rama në një moment shpejtoi të krenohej me “begraundin” e tij si piktor. Shkak për këtë u bë konstatimi i tij “prej artisti” i faktit që shtyllat e ndriçimit në bulevardin kryesor të Tiranës nuk ishin veshur deri “në majë” me ngjyrat kuq e zi. Ku ka arritur...?! Kënaqet me pak...?!
Nuk ka me se të krenohet tjetër për kohën e humbur të tij pas pikturës, sepse nuk dihet të ketë lënë ndonjë gjurmë..., si një mundësi për tu krenuar.
Nejse... Le t’ia bëjë qejfin vetes me këtë pjesë të “begraundit” të tij.
Por hollë-hollë nuk duhet “ti gëzohet” shumë kësaj sepse duket se dështimi në pikturë i Eid Ramës ka qenë mallkimi që e ka ndjekur dhe nuk i është ndarë në kultivimin e “hobive” të tij.
Nuk dihet me saktësi në se Edi Rama është marrë më parë me pikturën dhe pastaj me basketbollin, apo e kundërta. Por ajo që dihet me siguri është se edhe në ushtrimin e sportit të basketbollit, loja e tij ka qenë pa kosh... E thënë ndryshe, përballë koshit të këtij sporti Edi Rama kishte “më për zemër” stolin e rezervave. Kjo sigurisht nuk ishte zgjedhje e tij, por ama nuk mund të rrimë pa evidentuar se ishte zgjedhje e të tjerëve, falë paaftësisë së tij edhe në basketboll.
Në almanakët e sportit shqiptar nuk gjendet gjëkundi sot ndonjë fjalë, qoftë edhe e keqe, për basketbollistin Edi Rama, që ta bëjë atë pjesë të historisë së sporti shqiptar në përgjithësi, pse jo edhe të historisë së basketbollit në veçanti... Ah po, gjendet një foto që ai ushtron basketbollin me Erion Veliajn..., por që nuk mjafton për “ti gjendur një vend” në historinë e këtij sporti.
Me sa duket, i lindur për të dështuar, dështimi po e shoqëron edhe në politikë.
Si një pensionist-veteran në politikë, ndërsa diku gjezdis e rrëfen përralla rrëzë ndonjë mullari, apo përbri ndonjë gomari, diku tjetër tregon histori me gjyshër. Këtë stil politike që ai e quan “rilindje”, ka zgjedhur të “aplikojë” pas dështimit edhe si publicist..., jo pse ka harruar të shkruajë “editorialet e së shtunave”, por sepse pak javë pas daljes së “Kurbanit” u detyrua të lëpijë çfarë kishte shkruar aty..., vetëm me “një ngjalë që hëngri” te Gjiri i Lalzit.
Mirë që e ka hequr ngjalën në menyja se kush e di sa vjellje-lëpirje do ti shtonte “begraundit” ët tij si politikan pensionist..., të cilit nuk i ka mbetur gjë tjetër për tu marrë, veç shtyllave të bulevardit kryesor të Tiranës... Sigurisht pa harruar “rilindjen” që e kërkon dhe e pret nga Bubullima, në këmbim të pengmbajtës së statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në BE.