E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama pranon “largimin” e Dules, terheq oferten per FRD Rozeta Rapushi

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, tha dje se tre ligjet e kerkuara per integrimin, mund te votohen vetem nese opozita degjohet se pse nuk i voton ato. Kete pergjigje i dha ai dje nje prej pyetjeve qe ju drejtua gjate intervistes ne rrjetin e tij social, ne “Twitter”. Sipas tij, nuk funksionon me detyrim partneriteti BE e me komisionerin. Duke folur per aleancat parazgjedhore, kreu i PS, duket se po pranon largimin e Vangjel Dules nga aleanca dhe terheq oferten per bashkepunim me Partine Fryma e Re Demokratike, te Bamir Topit. “Vangjel Dule kerkon rotacionin njesoj si ne, por nese do ta synoje jashte nesh, kjo eshte zgjedhja e tij, qe do ta respektojme. Bamir Topi eshte jo vetem i djathte, po ka dhe synimin te duket i ri ne fushe. Plus qe qellimi i tij real, eshte reformimi i PD”, - u shpreh Rama, duke shtuar se per sa i perket Ilir Metes, nuk behet fjale per dicka mes dy njerezve, po per nje investim strategjik qe synon rikompaktesimin e gjithe forcave me vota majtas. Ai tha me bindje se rezultati ne 23 qershor, do te jete nje fitore e qarte per PS dhe ai i PD, nje humbje e thelle!

A do i kthehen tokat ne bregdet pronareve, perfshire edhe Karaburunin?

Do ngreme Agjencine Kombetare te Bregdetit per planifikimin strategjik, mbrojtjen e zhvillimin, duke garantuar pronen.

Zoti Rama, cfare do te ndodhe me arsimin dhe shendetesine? Si do ta zhvilloni?

Arsimi dhe shendetesia jane sherbime publike baze, qe do te ofrohen sipas nevojes dhe jo si sot, te mundshme vetem per ata qe mund t’i blejne.

Do arrije te kthehet “meritokracia” ne sistemin politiko-shoqeror, kulturor ne Shqiperi? Nese po, ne c’menyre?

Liria e konkurrences dhe merita e individit, jane dy vlerat ku besoj fort dhe mbi te cilat do hapim rrugen e Rilindjes Shqiptare.

A do kete pune edhe per ata qe nuk kane shkolle?

Do te ofrojme mundesi te mesoni zanate te nevojshme per ju qe jeni papune, duke 10-fishuar financimin publik per formimin profesional.

A do gjenden ndonjehere vrasesit e vertete te Fatmir Xhindit dhe kryekomunarit te Kukesit?

Clirimi i drejtesise nga kthetrat e pushtetit, do hape nje perspektive te re. Qeverisja e drejte do nxise sensin e drejtesise.

A ka lidhje siguria me ekonomine?

Pasiguria fizike, zhvatjet, atentatet me eksploziv, etj. trembin investimet dhe investitoret dhe rrisin kostot e sipermarrjes.

Cfare do behet me taksat e makinave, te cilat jane dyfishuar vitet e fundit?

Vleresimet tona na tregojne se vetem ne tregun e karburanteve, ka 150 milione dollare evazion, nderkohe qe 1.2 miliarde dollare, kane fluturuar jashte vendit.

Dokumentet e makinave jane kaq shtrenjte, sa po i shesim per hekura, si do behet me pas nga ju?

Te gjithe do te paguajne taksa ne nje sistem te ndershem taksimi, ku ai qe fiton me shume do te paguaje me shume, keshtu edhe per autoveturat.

A e di sa per qind e shqiptareve jetojne ne fshat, a e di sa kushton 1hektare toke qe nga mbjellja gjer ne korrje?

Per 312 mije familjet qe jetojne me bujqesi, do te ulim koston e punimit tokes duke hequr akcizen dhe taksen e qarkullimit te naftes.

Po fituat, a mund beni dicka per doganat, se sa here qe kalojme, duhet te japesh 5-10 euro?

Taksimi i ndershem qe duam te vendosim ne Shqiperi, nis nga nje sistem profesional transparent, eficient i administrimit tatimor e doganor.

Deputeti i Agimi i Arte ju quajti psikopat, a keni ndonje pergjigje pasi ju ofendoi publikisht?

Neveri per cdo krijese fashiste, sic eshte edhe ajo force e skutave me te erreta te psikologjise sociale, qe quhet Agimi i Arte!

Kush do te ishte programi juaj per pyllezimin?

Pyllezimi eshte komponent i rendesishem i programit tone per zhvillimin rural, duke filluar me moratoriumin e eksportit te lendes drusore.

Disa anetare te partive te djathta Evropiane, hodhen akuza te rreme dhe balte ndaj juve personalisht. Cili eshte reagimi juaj?

E djathta evropiane per mua eshte Angela Merkel, jo disa figura tretesore e qesharake, qe i ferkojne shpinen Saliut per arsye banale.

Doja te dija me shume per taksimin progresiv. Do te ishte me mire qe te flitej me terma konkrete...

Paga minimale do te taksohet me pak se 1 %, nje mesues 4,5 %, Keshilli i Ministrave do te jete tatimpaguesi me i madh i te punesuarve publike.

Me gjithe perpjekjet tuaja per te nxitur shqiptaret ne votime, perseri nje pjese e mire ngelen skeptike dhe mosbesues. Perse?

I mirekuptoj skeptiket, por u them se kush nuk perdor voten, i heq vetes te drejten per t’u ankuar per keqqeverisjen qe ka ne kurriz.

Cfare do te beni per te integruar Shqiperine ne Bashkimin Evropian?

Nuk ka integrim ne Bashkimin Evropian pa ndertuar Shqiperine Evropiane ketu! E kjo s’behet vetem duke miratuar ligje, por duke ndertuar shtet.

Cdo beni per mbrojtjen e votes, per te luftuar korrupsionin? Po per te kthyer sigurine e munguar, cdo beni?

Per te tria kemi plane te qarta dhe te detajuara. Do fitojme me vote dhe do qeverisim ne respekt te cdo vote qe do marrim.

Personalisht kam pervoje shume te keqe nga doganieret shqiptare, ju cfare reforme do beni ne tatim-dogana?

E ndaj me ty idhtesine! Mund te kontraktojme nje agjenci nderkombetare pa teser partie e kusherinj ne pushtet. Eshte nje opsion.

Si mendoni te perballoni ceshtjen e rikthimit ne mase te emigranteve, punesimin e tyre e shkollimin e femijeve?

Sfide e jashtezakonshme. Por si fillim, them se hapja e rruges se lirise se konkurrences per sipermarrje, do krijoje mundesi per ta.

Cili eshte projekti juaj per sistemin arsimor-kampuset universitare dhe punesimin e diplomanteve?

Universiteti publik dhe privat do ringrihet mbi konkurrencen e meriten. Sistemi sot ka falimentuar me pasoja te renda. Akreditim!

A do kete ulje te cmimit te ushqimeve pasi te vini ne pushtet?

Do te zhbejme monopolet qe mbajne cmimet e larta e do te ulim barren fiskale me tatim mbi vleren e shtuar me te vogel per ushqimet baze.

Ne gjithe programet e meparshme te PS, transporti detar pothuajse nuk eshte prekur, a do te jene ne Rilindje?

Se shpejti do prezantojme programin per detin dhe perfshirjen e tij si burim me rendesi ne ekonomine kombetare.

A do te kete plan urbanistik edhe per fshatin, qe te mos ndertohet vend e pa vend?

Nje riplanifikim hapesinor, zhvillimi i territorit te vendit me urbaniste te dores se pare ne bote, do nise menjehere.

Nese do t’i fitoni zgjedhjet, cfare hapash konkrete do te mund te ndermerrni per te permiresuar sistemin e drejtesise?

Hapi i pare e me themelori: Do qeverisim me drejtesi! Me forcen e shembullit, jo me shembullin e forces.

Sa per qind e listes se deputeteve do te jene te rinj nga FRESSH, si force shpresedhenese ne popull?

S’kemi perqindje te tilla, sepse skuadra jone nuk ndahet ne te rinj e te vjeter.

Persa i perket papunesise ne Shqiperi, mendoni se kur ta merrni ju do te jete me e paket?

Sfida me e madhe e programit tone te rimekembjes ekonomike, eshte krijimi i mundesive qe 300 mije vete te punesohen dhe vetepunesohen rishtas.

Si do permiresohet jeta e studenteve, sidomos te atyre ne Tirane?

Do konceptojme nje sistem te jetes universitare si ne perendim dhe do ta jetesojme hap pas hapi, sipas fazave te nje plani konkret.

Brenda sa kohesh mendoni se do t’i ktheni tokat ne bregdet pronareve?

Jemi angazhuar per nje institucion te transparences kombetare ne disa aspekte, ku hyn edhe gjendja e prones! Do fillojme nga kjo.

A mendoni se pas 23 qershorit, shqiptaret do ta kuptojne vertet cdo te thote burre shteti?

Jam i sigurt se do kuptojne c’eshte mireqeverisja dhe miresjellja e qeveritareve me popullin e me vete opoziten.

A ka nje projekt te plote PS per nxjerrjen ose certifikimin e vetem 1 ligji ne lidhje me pronesine?

Xhungla e pronesise eshte ngaterruar ne 8 ligje te ndryshme. Zgjidhja e ceshtjes se prones eshte imperativ ligjor, moral, social e ekonomik.

Si do ta perballoni fluksin e te papuneve socialiste, qe kane 8 vite pa pune?

Nuk i ndaj te papunet sipas teseres se partise! Sigurisht kush eshte hequr padrejtesisht nga puna e ka vendim gjyqi, do kthehet.

Cfare mendimi keni per rritjen e moshes se daljes ne pension? Ju duket e drejte?

Ceshtja e pensioneve ne Shqiperi meriton nje debat te thelle e serioz te gjithe shoqerise. Por, pergjigja ime eshte Jo!

A do ta zgjeroni frontin opozitar me AK-ne dhe FRD-ne apo me LSI-ne?

Forcat qe kerkojne rotacionin, jane me shume se koalicioni yne e kjo eshte gje e mire. Ne do fitojme si koalicion!

A mendoni se pikerisht nje proces zgjedhor i lire dhe transparent eshte celesi qe nxit kulturen e kompromisit dhe perfshirjes?

E kunderta e ben thuajse te pamundur kompromisin dhe perfshirjen, sic e shohim qarte ne realitetin tone.

Cilat jane pritshmerite tuaja per viziten e neserme ne Tirane te komisionerit Fyle?

Presim si gjithnje nje aleat te shqiptareve ne perpjekje per demokratizim, zgjedhje te lira e drejtesi ne dobi te integrimit.

Ne qofte se qeveria e sotme do te realizoje privatizimin e 4 HEC-eve, si do te zgjidhen problemet sociale me familjet qe punojne?

Ne do t’i rishikojme ato privatizime. Jane teresisht te padrejta dhe te demshme.

A mund te ndodhe qe Bamir Topi te beje qeverine me Berishen, si Meta ne 2009?

Kjo eshte gjithnje e panjohura e forcave te mesit! Ja pse ka vetem nje vote te blinduar per rotacionin: Vota per PS!

A i konfirmoni listat e deputeteve qe jane publikuar ne media?

Fryte te nje fantazie argetuese, por larg realitetit ne 90 per qind te ndryshimeve qe aludojne per skuadren tone kombetare te Rilindjes.

A do ju detyroje Fyle te votoni 3 ligjet?

Nuk funksionon me detyrim partneriteti BE e me komisionerin! 3 ligjet mund te votohen, nese opozita degjohet se pse nuk i voton.

Sa deputete aktuale do largohen apo levizin nga zonat?

Natyrshem mund te kete levizje pozicionesh ne fushe per te marre rezultatin me te mire nga kontributi i secilit ne territor.

Do te ike Vangjel Dule nga koalicioni juaj?

Vangjel Dule kerkon rotacionin njesoj si ne, por nese do ta synoje jashte nesh, kjo eshte zgjedhja e tij qe do ta respektojme.

A do t’i fitoje PS zgjedhjet ne qershor?

Rezultati yne ne 23 qershor do te jete nje fitore e qarte dhe ai i PD, nje humbje e thelle!

Pse nuk ftoni Bamir Topin ne koalicion?

Bamir Topi eshte jo vetem i djathte, po ka dhe synimin te duket i ri ne fushe. Plus qe qellimi i tij real, eshte reformimi i PD.

Si mund te shpresoni tek Ilir Meta akoma?

Nuk behet fjale per dicka mes dy njerezve, po per nje investim strategjik qe synon rikompaktesimin e gjithe forcave me vota majtas.

Sa humbet PS nga ndarja e mandateve mbi bazen e vitit 2009?

Ajo e mandateve eshte prova me e forte e deshperimit te Saliut dhe e vetedijes se tij, se nuk i shpeton dot humbjes. E ka kot!

A nuk eshte ndarja arbitrare e mandateve, preludi i vjedhjes se zgjedhjeve?

Duke ikur Saliu, do beje edhe me shume se aq, po s’do ta shmange dot fundin e karrieres se tij nga detyra publike ne 23 qershor!

A mund te vini pervec policise nje strukture qe jep keshilla si te zgjidhin situaten?

Do ngreme Byrone Kombetare te Hetimit. Dhe do ta ndryshojme rrenjesisht cilesine e sherbimit policor per individin e pronen!

Nese mbledhim 50.000 firma peticion per parlamentin per bashkimin e kombit, do na mbeshtesni?

Bashkimi Kombetar nuk behet me peticione, po me vizion, projekt, vullnet demokratizues dhe evropianizues ne dy anet e kufirit!

Policia duhet te kete kompetence heqjen e licences per ushtrim aktiviteti. Do i jepen atribute te tilla?

Programi yne e unifikon kontrollin policor te shtetit ne nje dore, ne doren e Policise se Shtetit! Boll me dhjetera polici kot!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›