Beatrix Ramosaj: Artistët duhet të jenë në sfidë me vetveten
Edhe pse me pak vite karrierë, pasi është ende shumë ere, emri i saj nuk është i panjohur nga publiku shqiptarë, kjo është Beatrix Ramosaj. Ka tërhequr vëmendjen e publikut jo vetëm për zërin e saj por edhe për pamjen e cila duket se është një trashëgimi në familjen e saj, pasi kujtojmë këtu se është kushërira e Argjentina Ramosaj dhe mbesa e Albërie Hadërgjonaj, një këngëtare me shumë potencë në muzikën e lehtë shqiptare. Beatrixi, në një intervistë për gazetën "Koha Jonë", tregon projekte e saj më të fundit ku si më të rëndësishëm nënvizon bashkëpunimin me vëllain e saj. Duke qenë maturante një pjesë të mirë të kohës, këtë vit do ia kushtojë studimeve, pa lënë anash sigurisht edhe pasionin e saj, muzikën.
Viti që sapo lamë pas ishte një vit i mbushur me angazhime të shumta. A u përmbushën pritshmërit tuaja artistike në këtë drejtim?
Sigurisht që po, por unë nuk kënaqem asnjëherë me atë çfarë bëj të jem e sinqertë, presë shumë më shumë nga vetja. Unë hyjë tek ata njerëz që punojnë shumë dhe që dëshirojnë të sjellin gjithmonë diçka të re për publikun.
Planet e tua më të afërta në muzikë cilat janë?
Momentalisht nuk kam ndonjë planë të afërm, sepse sivjet jam maturante dhe po i përkushtohem më shumë shkollës, pastaj kur të mbaroj provimet, ndoshta në verë, do të realizojë një këngë me vëllain Albanin, i cili është gjithashtu shumë i talentuar dhe jam e sigurt që do të ketë sukses të madh në karrierën e tij muzikore. Do të ishte një ëndërr realizimi i në bashkëpunimi të tillë.
Prej pak kohësh jeni bërë pjesë showbiz-it shqiptar, si një ndër këngëtaret më tërheqëse të skenës. Keni ndjerë xhelozi mes kolegesh?
Nuk i shoh njerëzit me atë sy dhe nuk di të jem e vetë e tillë. Njeriu duhet të ketë sfidë me vetveten dhe jo me të tjerët, publiku është ai që duhet të na gjykojë. Në skenë jemi "nudo" pra shihemi nga të gjithë dhe përse duhet të kemi xhelozira, por si në çdo fushë tjetër të artit, sigurisht që xhelozia është në doza shumë të larta.
Tashmë pas suksesit të viteve të fundit keni nisur të jeni pjesë e clubeve ku këndohet live nëpër Tiranë. Sa e rëndësishme është për ju kjo pjesë?
Normalisht që ka rëndësi të madhe, çdo fundjavë unë jam afër me publikun, më ndihmon me emocionet, dhe pjesa më e rëndësishme është që të kënduarit live më bënë shumë mirë për vokalin. Më jep shumë kënaqësi të qenit pranë fansave dhe artdashësve të muzikës sime.
Ju studioni për kanto, në liceun artistik. Si është marrëdhënia juaj mes muzikës së lehtë dhe asaj klasike?
Po është e vërtet. Unë jam në vitin e fundit në liceun artistik "Jordan Misja" dhe studioj për kanto, nisur nga ky fakt, mund të them se është e njëjta gjë. E dashurojë muzikën klasike ashtu si edhe muzikën e lehtë, nuk mund t'i ndaj nga njëra-tjetra.
Edhe kushërirat tuaja janë këngëtare, si i keni marrëdhëniet me to dhe këngëtaret e tjera të skenës shqiptare?
Kushërirat i kam si motra dhe shkojë shumë mirë me to, pastaj me këngëtaret e skenës shqiptare gjithashtu lidhjet i kam shumë të mira, uroj dhe besoj se kështu do të vazhdojnë gjithmonë. Jam natyrë miqësore dhe mendoj se çdo kush ka vendin e tij.
Ju pengon shkolla për të qenë sa më afër muzikës apo koha është e mjaftueshme për të dyja?
Gjatë këtyre viteve nuk e kam ndjerë pengesën e shkollës po këtë vit, jam maturante dhe normalisht që dua ta mbyll vitin dhe provimet me sukses. Për këtë arsye mendova të bëj një pauz të vogël në muzikë dhe t'i përkushtohem më shumë shkollës. Për mua shkolla është primare, muzika është diçka e cila më mbush shpirtërisht por ajo është ede pjesë e shkollimit tim, duke qenë se studioj për kanto.
Shpesh herë jeni përfolur për pëlqime dhe simpati kundrejt meshkujve të ndryshëm. E ka gjetur Beatrix dashurinë e vërtetë?
Mund të jem përfolur pasi këto simpati janë normale për të gjitha vajzat e moshës sime, por nisur edhe nga mosha ime e re, është ende herët për të gjetur dashurinë e vërtetë!
Sa ka ndikuar familja në zgjedhjet tuaja dhe a ju ka mbështetur në rrugën tuaj?
Pa mbështetjen e familjes time nuk do isha këtu ku jam sot, dhe normalisht që për çdo zgjedhje që kam bërë jam konsultuar me ata. Kjo është gjëja më e mirë që kam bërë sepse asnjëherë nuk më ka dal keq.
A do t'u shohim pjesëmarrëse në ndonjë festival gjatë këtij viti?
Mbase po mbase jo, nuk jam ende e sigurt nëse dua të marrë pjesë në ndonjë festival.
Cilat janë projektet që do t'u ndjekin në vazhdim të këtij viti?
Po siç ju thashë edhe më lart, synimi im kryes për periudhën e parë të vitit janë studimet e mia dhe pasi të mbaroj provimet, projekti kryesor është bashkëpunimi me vëllain. Ju premtojë se do të jetë një sukses i madh, kam edhe disa projekte të tjera por për momentin mendoj t'i mbaj sekret dhe kur të vijë momenti do të jenë surprizë për të gjithë fansat e mi. Sa i përket bashkëpunimit me vëllain tim, e kam pasur në mëndje me kohë një bashkëpunim të tillë, por mendoj se këtë vit ka ardhur momenti, që të bëjmë një surprizë për të gjitha admiruesit tanë.