Rama pret Ceferin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

TIRANË, 11 shtator /ATSH/ Kryeministri Edi Rama priti sot në kryeministri kreun e UEFA-s, Aleksandër Ceferin, presidentin e FSHF-së Armand Duka dhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Takimi u zhvillua në një atmosferë mjaft miqësore dhe vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit mes UEFA-s, FSHF-së dhe institucioneve shqiptare për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në vend.
Ky takim vjen në një kohë kur për herë të parë Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvilloi punimet këtë të enjte në Tiranë.
Presidenti Ceferin vlerësoi mikpritjen e FSHF-së dhe institucioneve shqiptare në organizimin e këtij eventi kaq historik për vendin tonë.
1 nga 4/m.q//a.f//r.e/