Rama pret Johnathan Moor

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka pritur mëngjesin e së martës në një takim zyrtarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Johnathan Moor.
Në qendër të bisedimeve të takimit është situata e fundit politike, me theks të veçantë ajo e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në këtë takim zoti Moor është shoqëruar nga ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, ndërsa kryetari Rama nga deputetët Damian Gjiknuri dhe Ditmir Bushati. Gjatë vizitës së fundit në Tiranë muajin e shkuar Moore, në një konferencë shtypi në ambasadën amerikane deklaroi se: “Ka argumenta Zgjedhjet 2013“8 mandate në 23 qershor në Shkodër” Meta: Vendi në krizë të rëndë Berisha: 3 ligjet, po kushtit të opozitës ligjorë që vënë në pikëpyetje votimin e Parlamentit për zëvendësimin e një anëtari të KQZ-së. Shtetet e Bashkuara duan të shohin KQZ-në të funksionojë”. Shtetet e Bashkuara nëpërmjet ambasadorit Alexander Arvizu kanë përsëritur disa herë shqetësimin e tyre lidhur me gjendjen e krijuaj në KQZ e pasojat që krijon kjo situatë mbi proçesin zgjedhor. Opozita nga ana e saj ka kërkuar një riformatim të KQZ-së, ndërsa maxhoranca e ka hedhur poshtë një gjë të tillë, duke akuzuar opozitën se me lënien bosh të vendeve në KQZ kërkon të njollosë procesin. Ndërsa kryeministri Sali Berisha është shprehur gjatë fushatës zgjedhore se është gati të mbledhë Parlamentin në çdo moment për të votuar kandidaturat e opozitës për në KQZ. / Top Channel