E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balerinet e famshem ne Tirane me ftese Sukniqit

Balerinët e parë të Operas së Athinës Danilo Zeka dhe Altin Kuroti kanë mbërritur në Tiranë. Ata i janë përgjigjur pozitivisht menjëherë ftesës së operas dhe veçanërisht koreografit Arjan Sukniqi për të jetësuar veprën më të rëndësishme të sezonit baletit “Endrra e një nate vere”
Pas suksesit të Romeos dhe Zhuliestes në Athinë tashmë djersët po inxjerrin përsëri për Shekspirin. Ajo cka i pëlqen në konceptin e Sukniqit është ndërthurja mes klasikes dhe modernes.
Interpretimi për publikun që e kanë më fort për zemer, publikun e tyre I emocionon, pasi për Danilen është hera e parë që prek skenën shqiptare pas 17 vitesh. Ndërsa Altin Kuroti vjen pas tre vitesh.
Prej vitesh janë balerinët kryesorë të trupës së Athinës, fillimet nuk kanë qenë të lehta, por tashme iu ngjan si shtëpia e tyre, pasi 11 balerinë shqiptarë janë pjesë e kësaj trupe. Baleti “Endrra e një nate vere” mbështetur në veprën e Shekspirit me muzikë të Mendelson Barthertol. Pritet të vijë për publikun në fillim të muajit qershor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›