E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama pret ambasadorin turk, Erciyes: Vullnet i përbashkët për thellimin e marrëdhënieve ekonomike

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama priti sot në një vizitë kortezie ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Ceyhun Erciyes.

Ambasada e Turqisë në Tiranë bëri të ditur se gjatë takimit, u vlerësua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe ecuria e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Palët riafirmuan vullnetin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, veçanërisht në fushën ekonomike.

Po ashtu, ambasadori Erciyes shprehu kënaqësinë për vizitën e ardhshme të kryeministrit Rama në Ankara, me rastin e Samitit të NATO-s.

Ndërkaq, Kryeministri Rama reagoi ndaj njoftimit të takimit të ambasadës turke në rrjetet sociale duke shkruar: “Kënaqësi të mirëpres ambasadorin e ri të Turqisë vëllazërore”.

1 nga 2

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›