E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama pret delegacionin e PE-së

Gjatë këtij takimi u shkëmbyen pikëpamje në lidhje me ecurinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, parë nga këndvështrimi i gjetjeve dhe rekomandimeve të Komisionit Evropian, konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe rezolutave të Parlamentit Evropian mbi Shqipërinë.

Kukan, në emër të delegacionit të Parlamentit Evropian, përshëndeti hapat e ndërmarrë nga Partia Socialiste në drejtim të fillimit të punës për reformën zgjedhore, reformën parlamentare, shqyrtimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar si edhe procesin e nisur tashmë për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Kreu socialist garantoi delegacionin e Parlamentit Evropian mbi vullnetin e palëkundur të opozitës shqiptare për të ushtruar të gjithë përgjegjësitë në funksion të përmbushjes së 12 prioriteteve të identifikuara nga Bashkimi Evropian në lidhje me aplikimin e vendit tonë për anëtarësim në BE.

Gjatë takimit, u shkëmbyen pikëpamje edhe në lidhje me çështje të tjera problematike për Shqipërinë si manipulimet e vëna re gjatë procesit të fundit zgjedhor, nivelin e lartë të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, reformën në drejtësi etj. /Start/

                                                                                             2011-12-09 08:14
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›