E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama prezanton kabinetin e ri qeveritar, ja emrat e ministrave

Kryeministri i zgjedhur Edi Rama ka publikuar sot anëtarët e kabinetit qeveritar.

Ja emrat e qeverisë së re

Edi Rama- Kryeministër

Niko Peleshi- Zv. kryeministër

Shkëlqim Cani – Ministër i Financave

Saimir Tahiri - Ministër i Brendshme

Mimi Kodheli -Ministre e Mbrojtjes

Ditmir Bushati -Ministër e Jashtme

Klajda Gjosha -Ministre e Integrimit Europian

Nasip Naço -Ministër e Drejtësisë

Arben Ahmetaj -Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes

Ylli Manjani -Ministër i Energjisë dhe Industrisë

Eglantina Gjermeni- Ministre e Zhvillimit Urban

Lefter Koka -Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës

Edmond Panariti -Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave

Ilir Beqja -Ministër i Shëndetësisë

Shezai Rrokaj ose Ledi Shamku Erjon Veliaj -Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Auron Tare- Ministër i Kulturës

Ministria e Mjedisit- Mark Frroku ose Eduard Shalsi

MINISTRAT E SHTETIT:

Milena Harito -Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike

Lindita Nikolla -Ministre për Çështjet Vendore

Ilirjan Celibashi -Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Ai tha se qeveria e re do të ketë vetëm një pjesë pa mandat deputeti, ndërsa pjesën tjetër me mandatin e 23 qershorin në Kuvend. “Ajo është fryt i një dialogu intensiv me partnerin strategjik, kreun e LSI që dua ta falënderoj për frymën konstruktive për formimin e kabinetit të ri qeveritar”, tha Rama, raporton shekulli.al.

Sipas tij, qeverisja duhet të mishërojë vlerat e punës si një skuadër. “Mjaft me procesin qeverisës të copëzuar në parcela interesash vetjake e partiake dhe mandatet qeverisëse, ku qeveria bëhet trup për të sharë opozitën në Kuvend. Qeveria e re do të jetë një skuadër me 90% të njerëzve që ulen për herë të parë dhe më shumë gra se ç’kanë pasur qeveritë e vendit në 20 vjet. Këto janë shprehja kuptimplotë e diktatit të revolucionit të votës në 23 qershor. Do të shihni gra në vende që në një shekull shtet kanë qenë me tapi vetëm për burra. Gjithçka është e menduar me kujdesin më të madh për të pasur ministra që t’i shërbejnë popullit dhe do të punojnë ditë natë me axhendën e qeverisë së re për të ecur më shpejt në rrugën e rilindjes shqiptare”, tha ai.

Sipas tij shqiptarët nuk votuan për të ndryshuar thjesht kahun politik, por për të ndryshuar vendin, duke filluar nga ndryshimi i modelit qeverisës.

Rama pyetjeve të gazetarëve

Pasi ai mbaroi fjalimin Rama u pyet nga gazetarët në lidhje me çështje të ndryshme për pozicionet në qeveri dhe ndryshimet që ishin bërë.

Çfarë niveli përgjegjësie do ketë avokat Spartak Ngjela?

Avokati Ngjela e ka marrë përgjegjësinë kohë më përpara dhe ajo është një përgjegjësi e patjetërsueshme dhe pse me keqardhje them se nuk kemi rënë dakort për pozicionin.

Ju keni deklaruar se keni një marrëveshje me të.

Kemi pasur marrëveshje, dhe ne ia kemi propozuar dhe ai e ka refuzuar me lartësinë që e karakterizon.

A mund ta dimë se çfarë posti i keni propozuar?

Të mos kalojmë në kuadër të thashethemeve kalojmë tek pyetja tjetër.

Po ju nuk e krijuat një Ministri Emigracioni ashtu siç e premtuat?

Nuk kam bërë premtim për Ministri Emigracioni mbase e ngatërroni me partinë çame.

Cili do jetë kriteri themelor i qeverisjes suaj? Mos keni shpërfillur aleatët?

Kriteri themelor do të jetë ai që thashë me nder e duar të pastra në nder të popullit shqiptar. Dua t’ju siguroj se me Vangjel Dulen kemi në sintoni për të vazhduar bashkëpunimin dhe PBDNJ do jetë partner në mirëqeverisje.

Kemi çmuar se barra e mandatit të 23 qershorit është një barrë që ia ka dhënë PS dhe LSI për ta çuar së bashku në drejtim të BE-së. Nuk është shpërfillje ndaj aleateve por dhe përgjegjësi e imja si kryetar i kësaj mazhorance.

Kreu i ri i PD ka kërkuar transparencë për zgjedhjet. Si i përgjigjeni?

Ne kur ishim në opozitë kemi bërë një luftë madhore ti sigurojmë opozitës sot atë që opozita e djeshme nuk e pati dje. Hap kutitë ka qene deviza e luftës sonë dhe u hapën përmes atij institucioni të KQZ-së që ne na e privoi. Por ne nuk do ia privojmë asnjë të drejtë opozitës.

Luis Tanushi

-Kryeministri Edi Rama pritet që të publikojë sot rreth orës 11 anëtarët e kabinetit qeveritar. Ashtu siç kishte premtuar, kreu i ardhshëm i qeverisë ka vendosur që të shpallë emrat e rinj ditën e fundit të korrikut duke zgjidhur edhe dilemën më të madhe për bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë për katër vitet në vijim. Burime nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se pjesën më të madhe të ministrive do ta ketë Partia Socialiste, ndërsa ashtu siç pritej, jo më pak e shpërblyer do të jetë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Do të jenë disa ministra tepër të rëndësishëm që do të drejtohen prej kësaj të fundit, edhe pse Rama ka preferuar që disa prej dikastereve kryesore si shëndetësia, arsimi, rendi, t’i drejtojë direkt PS-ja, për shkak të reformave rrënjësore që janë premtuar në këto fusha. I sigurt në krye të Ministrisë së Financave do të jetë Shkëlqim Cani, i cili ka qenë edhe Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Për shkak të kriminalitetit të rritur, Rama ia ka besuar një prej deputetëve të tij më të besuar si Sajmir Tahiri, i cili drejtoi suksesshëm edhe fushatën e kësaj force në Qarkun e Tiranës, do të jetë Ministër i Brendshëm. Diplomacia do t’i besohet ish-kryetarit të Komisionit parlamentar të Integrimit në legjislaturën e kaluar, Ditmir Bushati, i cili është parë pas zgjedhjeve të 23 qershorit që të shoqërojë kryetarin Edi Rama në turin e tij të takimeve me liderët e Europës. Ndërsa Ministria e Integrimit do të drejtohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Klajda Gjosha do të udhëheqë procesin e integrimit të vendit në bisedimet me Bashkimin Europian. Deputeti i porsazgjedhur në Partinë Socialiste, Erjon Veliaj, do të drejtojë Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ashtu siç pritej, Milena Harito do të jetë një nga tre ministrat e shtetit. Më konkretisht, deputetja Harito do të jetë ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike. Ditën e sotme pritet që të zbardhet i plotë i gjithë kabineti i kryeministrit të ardhshëm Edi Rama, ndërsa pritet që të bëhet publik edhe programi qeverisës i së majtës pas përfundimit të diskutimeve midis grupeve të punës PS-LSI.

Struktura e qeverisë

Organigrama e qeverisë së re do të ketë 16 ministri nga 15 që janë aktualisht, ndërsa janë shtuar edhe tre ministra pa portofol. Qeveria do të ketë një zv/kryeministër që nuk do të ketë asnjë post tjetër. Ministria e Ekonomisë do të ndahet në dy dikastere, atë të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe në Ministrinë e Energjetikës e Industrisë. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, pritet të mbulojë sektorët e zhvillimit rajonal, do të mbulojë problematikën e klimës së biznesit, do të mbulojë gjithë detyrimet që burojnë nga marrëveshjet dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në fushën e ekonomisë, mbrojtjen e konsumatorit dhe, mbi të gjitha, do të mbulojë marrëdhënien me sipërmarrjen. Ndërsa Ministria e Energjisë dhe Industrisë, pritet që të mbulojë me fokus të plotë projektet e zhvillimit në fushën e energjisë me impakt kombëtar dhe rajonal, si dhe gjithë pjesën që ka të bëjë me pasuritë natyrore, minierat, hidrokarburet dhe industrinë e lehtë. Edhe Ministria e Transporteve do të ndahet në 2, e Transportit dhe Zhvillimit te Infrastrukturës si dhe në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Kabineti i ri do të ketë dhe tre ministra, atë për Inovacionin dhe Administratën Publike, ministrin për Çështjeve Vendore si dhe ministrin për Marrëdhëniet me Parlamentin. Përsa sa i takon Ministrisë se Financave, asaj te Brendshme, te Mbrojtjes, Ministrisë se Jashtme, asaj të Mjedisit, Integrimit dhe Ministrisë se Drejtësisë, reforma e thelle strukturore do te jete brenda tyre pa prekje te jashtme. Burime nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se kabinetet do të kenë 1-2 zv.ministra, në ndryshim nga kabineti i qeverisë Berisha i cili është i tejmbushur me 31 zv. ministra. Vetëm Ministria e Brendshme ka 3 zv.ministra , ndërsa Ministria e Kulturës plot katër të tillë, duke kënaqur të gjithë aleatët e tij të vegjël. Kryeministri deklaroi se kabineti i ri qeveritar do t’i nënshtrohet një reformimi dhe ristrukturimi do të ketë reformim, ristrukturim dhe ndarje të fokusit të punës, me qëllim efikasitetin e lartë dhe shkurtimin e shpenzimeve. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›