Vapa e madhe, për 24 orë 72 pacientë në Gjakovë

Si pasojë e vapës së madhe vetëm gjatë 24 orëve të fundit në repartin e Emergjences në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë janë paraqitur 72 pacient - 31 korrik 2013.
“Këtë e ka konfirmuar për radion tonë shefi i këtij reparti Dr. Jeton Vorfi, i cili ka thënë se prej tyre 40 pacient janë paraqitur vetëm gjatë natës”, thuhet në ueb-faqen e Komunës së Gjakovës.
Vorfi ka shtuar se shumica prej pacientëve të paraqitur kanë pasur simptoma të helmimit, kryesisht me ushqim dhe pije alkoolike, por mjaft i madh ka qenë numri edhe i pacientëve me problem kardiovaskulare, konkretisht me problem me zemër dhe shtypje të gjakut.
Duke qenë se temepratura të larta pritet të jen edhe ditëve në vazhdim, doktori ka apeluar tek qytetarët, në veçanti tek ata me problem kardiovaskulare, që sa më pak të dalin nga shtëpitë dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta.
“Gjithashtu, rëndësi duhet t’i kushtohet edhe ushqimit, në mënyrë që ai të jetë sa më i lehtë dhe me pak kalori”. Në vazhdën e këshillave doktori ka rekomanduar edhe evitimin e ëmbëlsirave, pasi në këto temperature të larta, ruajtja e ëmbëlsirave është mjaft e vështirë. /Indeksonline/