E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama prezanton kampusin universitar

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka vijuar fushatën në kryeqytet ku ka prezantuar projektin për kampusin universitar të Tiranës.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka vënë në dukje diferencat në vizion mes PS-së dhe kundërshtarëve të saj, duke theksuar se zgjedhjet e 8 majit nuk janë vetëm vendore, por edhe politike.

“Rruga jonë është rruga e ndjekjes së endrrës duke qenë në gjendje të planifikojnë përmes të vështruarit përtej kufive të imponuar nga e sotmja. Ne e shohim zhvillimin si një tërësi elementesh të qendrueshëm që janë të pandara, transporti i integruar, rritja e cilësisë së mjedisit, krijimi i mundësive për rritjen e përkujdesjes sociale dhe zhvillimi i hapësirave territoriale në funksion të punësimit. Ka një dallim të dukshëm mes tyre dhe neve për mënyrën se si ndodh zhvillimi. Për ta zhvillimi ndodh aty për aty, ndërsa për ne ndodh hap pas hapi”, tha Rama.

“Të gjithë që ndjekin këtë fushatë të kuptojnë se nuk janë zgjedhjes mes partish, por mes të shkuarës dhe të ardhmes që përcaktojnë nivelin e lirisë, individuale, demokratike dhe ekonomike të gjithësecilit. Këto zgjedhje janë shumë për të mos marrë pjesë në votim”, theksoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›